Art&Argëtim

Shuhet në moshën 80-vjeçare kompozitori i njohur Gjergj Kaçinari

27 Dhjetor 2019, 12:49 Nga DOSJA
Shuhet në moshën 80-vjeçare kompozitori i njohur Gjergj

KOSOVË- Ndërron jetë në moshën 80-vjeçare kompozitori i njohur nga Kosova Gjergj Kaçinari. Lajmi i hidhúr bëhet me dije nga familjaret e Kaçinarit në rrjetet sociale.

Kush është Gjergj Kaçinari?

Ai u lind me 25.04.1939 në Kosovë dhe ishte kompozitor i muzikës argëtuese, serioze dhe asaj të filmit e teatrit, shqiptar nga Kosova. Gjergji i takon gjeneratës së mëvonshme të pas Luftës së Dytë Botërore të kompozitorëve në Kosovë.

Ka bërë përmbledhje të ndryshme të folklorit dhe i ka pasqyruar ato në drejtime të tjera të muzikës. Përpos kësaj këto përmbledhje i ka artikuluar edhe në libra të ndryshëm. Një ndër to është dhe libri i titulluar “Margaritarët e këngëve popullore”.

Varrimi i kompozitorit Kaçinari do të bëhet ditën e shtunë në orën 14:00,në Kosovë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture gjergj kaçinari vdes kompozitori gjergj kaçinari vdes kompozitori

Sondazh

Poll