Art&Argëtim

Kritikoi Mikaelën që nuk çoi Elvanën në Eurovizion, komentuesit bëjnë fajtor Genën, këngëtari reagon keq: Nuk pres nga

27 Dhjetor 2019, 12:01 Nga DOSJA
Kritikoi Mikaelën që nuk çoi Elvanën në Eurovizion,

TIRANË- Këngëtari i mirënjohur Gena reagoi pas  gjithë sherreve për festivalin përmes një postimi  në rrjetet sociale ku kritikoi Mikaela Miglën për votimin që ajo ka bërë.

Por  krahas  këtij postimi vihen re komente nga ndjekës të këngëtarit, duke i thënë se është vetë fajtor që ka marrë pjesë  në Festival.

“Geno, vetë je Fajtor qe ke marre pjese, pra mos u anko tani!!! Per mua eshte fituese e merituar Ara…merita ka pas edhe Era Rusi!!!”-shkruan komentuesi i cili ka marrë edhe një përgjigje  nga Gena.

 

Artisti i thotë që ai nuk pret gjë nga festivalet, pasi sipas tij është këtu edhe pa festivale. E tekska i ka uruar suksese Arilena Arës që do të shkojë në finale, ai ka sqaruar se po flet për teknikën.

“Zonje apo zotri kushdo qofsh nuk pres nga asnje festival te me vlersoj sepse jam ky qe jam pa festivale dhe çmime…Per mua nuk ka rendesi kush do shkoj ne eurovizion uroj fat dhe sukses…une po flas per tekniken!”– ka shkruar Gena.

Pesë ditë më parë u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë. Ndarja e çmimeve është pasuar me shumë polemika, duke ndarë njerëzit në grupe: Në ata që mendojnë se fitoren e meritonte Elvana dhe pjesa tjetër që ngulmon në talentin e Arilenës. Përçarje u përfol të ektë pasur edhe mes vetë organizatoreve të këtij festivasli, dy aleateve të ngushta, Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz elvana gjata gena polemika per festivalin e rtsh elvana gjata gena polemika per festivalin e rtsh

Sondazh

Poll