Art&Argëtim

“Për një copë rreshti kam pritur gjashtë muaj”, Agimi, vokalisti i Fisnikëve zbulon sekretin e këngëve: Harxhoj një

27 Dhjetor 2019, 09:01 Nga DOSJA
“Për një copë rreshti kam pritur gjashtë muaj”,

TIRANË- Këngëtari i njohur, pjesë e grupit të fisnikëve, Agimi ka shpjeguar më shumë edhe për tekstet e këngëve të tyre.

Teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Këndo Këngën Time”, ai ka treguar se kur niset të shkruajë  një tekst për këngët, zakonisht harxhon një fletore.

“Kënga ‘Kur të vjen pleqëria’,  e kam menduar për kur të vijë pleqëria.  Është një tekst intrigues pak. Unë e kam shkruar këtë tekst, interesante ka qenë dy strofa të shkruara dhe dy të tjera aty diku. Unë zakonisht harxhoj një fletore për një tekst. Dal në tjetër faqe, një fletore të plotë deri sa të rregullohen të gjitha rimat dhe rreshtat. Bëjë kombinime matematikore të ndryshme deri sa del në fund. Refreni i këngës ka zgjatur 6 muaj për tu shkruar nga viti 1994 – 1995 deri sa erdhëm te albumi i dytë.  Në fund e gjeta formulën, një natë në orën tre të mëngjesit më ka ardhur ajo shkëndija dhe thashë kjo është. Për një copë rreshti kam pritur gjashtë muaj.”-ka thënë Agimi.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz agimi agimi

Sondazh

Poll