Art&Argëtim

Gent Fatali “konfirmon” lidhjen me motrën e Loredanës, këngëtari zbulon raportin me Samantën: Nuk më pëlqejnë femrat

27 Dhjetor 2019, 07:48 Nga DOSJA
Gent Fatali “konfirmon” lidhjen me motrën e Loredanës,

TIRANË- Këngëtari i njohur Kosovar, Gent Fatali  është një emër i përfolur në botën e showbizzit shqiptar. Së fundmi ai  ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku  ka folur jo vetëm për jetën profesionale por edhe për atë private.

Moderatorja e emisionit Ester  Bylyku e ka pyetur  se a ndjen ai diçka më shumë kur bashkëpunon me vajzat e showbizzit dhe a i sheh me  një sy tjetër. E teksa gazetarja ka dashur t’i zbulojë diçka më shumë në raportin e tij me këngëtaren e njohur, Samanta Karavello ai ka thënë se nuk i pëlqen të ketë lidhje me vajzat e njohura të showbizzit, por i pëlqejnë femrat e thjeshta.

Ndërkohë që ai ka pohuar këtë që i pëlqen  vajzat jashtë botës së showbizzit, moderatorja i ka thënë që kjo është arsyeja që u mplekse me Rozafën.

 Dëgjoni minutën 05:00

Ai heshti dhe nuk tha asgjë në lidhje me këtë pyetje, duke konfirmuar në këtë formë, se është në një lidhje me Rozafën.

Kjo e fundit  është motra e reperes së njohur, Loredana Zefi, që për pjesën e madhe të publikut ajo nuk është e njohur.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz gent fatali  rozafa samanta gent fatali  rozafa samanta

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 26 Dhjetor 2019, 18:29

TIRANË– Gazetarja e sportit Sabina Mete ka treguar emrin e futbollistit më të famshëm, i cili i kishte shkruar në rrjetet sociale. E ftuar në emisionin “Ft...