Art&Argëtim

Këngëtari u kap ‘tapë’, Dashnor Diko e uron: Gëzuar Sandri, jetën do e shijojmë me aq mundësi sa kemi, se ky vend ka

27 Dhjetor 2019, 12:43 Nga DOSJA
Këngëtari u kap ‘tapë’, Dashnor Diko e uron:

TIRANË- Këngëtari Dashnor Diko i cili prej vitesh ka hequr dorë nga muzika, ka reaguar në ndihmë të kolegut të tij Aleksandër Gjoka, i cili u arrestua 4 ditë më parë nga Policia për shkak se ishte i dehur. Në një reagim në rrjetet sociale, Diko thotë se jeta e një artisti është njësoj si jeta e një qytetari, prandaj sipas tij, shteti nuk bën transparencë kur ndalohen të afërmit e ministrat apo qeveritarët, pasi mbrojnë ata që bëjnë pisllëqe.

POSTIMI I PLOTË I DASHNOR DIKOS:

Në përgjithësi jeta e një Artisti ka një perceptim pak më ndryshe se e dikujt tjetri, por kjo s’do të thotë që ti je negativ në shoqëri deri aty sa që të bëhesh lajm. Nuk dua të bëj avukatinë apo për të treguar se është miku im më i ngushtë, por lajmi duhet të marrë dritë dhe të jetë transparent për çdo njeri. Të jetë transparent dhe kur bën aksident një qeveritar dhe nuk tregohet se me kë femër ishte në makinë dhe kur kapet i afërmi i një ministri me një ton drogë dhe shteti ia mohon… Prandaj nuk është se lajmi pati vlerë, por prapë këtu doli në pah se ky vend ka marrë fund dhe s’ka për tu bërë kurrë. Këtu gjithmonë do vlerësohet ai që s’vlen dhe gjithmonë do mbrohet ai që merret me pisllëqe. Gëzuar Sandri…jetën do shijojmë me aq mundësi sa kemi dhe pa i bërë keqë kujt.

 

Këngëtari Aleksandër Gjoka u ndalua nga policia pak minuta pas mbylljes së festivalit në RTSH, dhe sipas versionit zyrtar ai u kap i dehur, duke ngarë makinën. Gjykata i dha lirinë më kusht një ditë më pas Aleksandër Gjokës, duke qenë se ai kishte planifikuar një sërë koncertesh për fundvit dhe u justifikua se nuk konsumonte alkool prej dy vitesh. Kur u arrestua nga Policia, Gjoka ishte duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.

(F.g/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz aleksandër gjoka dashnor diko aleksandër gjoka dashnor diko

Sondazh

Poll