Sport

Babai i Neymar, gati të nxjerrë të birin në “treg”!

“Nuk kemi qenë kurrë kaq të lirë për të vendosur ku të shkojmë; të kesh në duar një 32-vjeçar të lirë është një dhuratë për çdo biznesmen.”

25 Nëntor 2024, 19:44 Nga DOSJA
Babai i Neymar, gati të nxjerrë të birin në

BRAZIL - Javën e kaluar disa media ndërkombëtare njoftuan mundësinë e rikthimit të Neymarit te Santosi, duke shkaktuar një zhurmë të madhe. Menjëherë, Pini Zahavi e shpërtheu këtë bombë, por përtej mohimeve, e ardhmja e brazilianit vazhdon të jetë temë diskutimi.

Në orët e fundit është shtuar një kapitull i ri: babai i lojtarit, Neymar Santos, praktikisht e ka vënë djalin në treg, duke hapur mundësinë për një ndarje të mundshme nga Al Hilal: "Po presim dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë dhe si do të ndihet vërtet Neymar. Do të jetë i lirë të vendosë. Nuk kemi qenë kurrë kaq të lirë për të vendosur ku të shkojmë; të kesh në duar një 32-vjeçar të lirë është një dhuratë për çdo biznesmen," tha ai në ‘podcast’-in ‘Roundcast’.

Duke kujtuar transferimet e mëparshme të djalit, ai shpjegoi: "Ne nuk kemi bërë kurrë plane. Plani i vetëm që kishim ishte të arrinim te Barcelona. E gjithë pjesa tjetër... PSG ishte një përvojë e jashtëzakonshme, u bë një stuhi dhe pastaj papritur Al Hilal... Neymar ka një kontratë deri në vitin 2025. Të shohim se si do të rikuperohet, por ai zakonisht kthehet gjithmonë më i fortë dhe këtë herë nuk do të jetë ndryshe."

Botërori i klubeve: "Do të jenë të gjithë klubet e mëdha dhe gjithashtu Al Hilal, ata e merituan këtë vend. Ata kanë një nga ‘yjet’ më të mëdhej, një djalë me përvojë në këto lloje konkurrencash. Kjo është arsyeja pse nuk hoqën dorë nga viti i dytë i kontratës me Neymar."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll