Sport

Vinicius Junior dëmtohet dhe do të mugnojë në shumë ndeshje. Shqetësimi i tij në X : "Kalendar i çmendur"...

Sulmuesi brazilian pritet të jetë jashtë fushës për rreth tre javë. Synimi i Real Madridit për Vinicius Jr është të sigurojë që ai të jetë i aftë për finalen e Kupës së Botës për Klube më 18 dhjetor në Katar.

25 Nëntor 2024, 17:01 Nga DOSJA

Vinicius Junior dëmtohet dhe do të mugnojë në shumë

SPANJE - Vincius Junior ka dëmtuar këmbën e majtë, siç konfirmohet nga klubi  meringue në njoftimin zyrtar për shtyp të lëshuar mëngjesin e sotëm.

Braziliani 24-vjeçar, i cili kontribuoi me një asistim në fitoren 3-0 të Carlo Ancelotti ndaj Leganés dje, pritet të jetë jashtë fushës për rreth tre javë. Synimi i Real Madridit për Vinicius Jr është të sigurojë që ai të jetë i aftë për finalen e Kupës së Botës për Klube më 18 dhjetor në Katar.

Shpërthimi i Vinicius në rrjetet sociale

Lojtari, ndërkohë u shfaq i mërzitur nga dëmtimi i tij, duke komentuar në Twitter në postimin e Real Madridit me raportin e tij mjekësor në X: "Kalendar i çmendur... TË RISHIKOHET!" Me pak fjalë, duket mjaft e qartë pse, sipas Vinicius, ndodhi ky dëmtim.

Raporti i Real Madridit për Vinicius Junior

”Në ndeshjen e djeshme kundër Leganes, sulmuesi brazilian Vinicius Junior pësoi një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë. Kjo konfirmohet nga një deklaratë e lëshuar mëngjesin e sotëm nga klubi merengue: “Pas analizave të kryera sot nga shërbimi mjekësor i Real Madridit te lojtari ynë Vini Jr., ai u diagnostikua me një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë. Jemi në pritje të evolucionin”,- lexojmë në shënimin zyrtar të blancos për kushtet fizike të sulmuesit.

B.T (Dosjaa.al)

Sondazh

Poll