Sport

De Bruyne ushqen dyshimet: "Nuk ka negociata për rinovimin, ndoshta mund të jetë viti im i fundit te Manchester City"

“Përgjigjet mund t'i jap vetëm unë, por nuk e di. Nëse nuk ka negociata, do të jetë viti im i fundit në klub, por nuk e di”.

25 Nëntor 2024, 17:14 Nga DOSJA

De Bruyne ushqen dyshimet: "Nuk ka negociata për rinovimin, ndoshta

ANGLI - E ardhmja e Kevin de Bruyne mbetet krejtësisht e pasigurt. Mesfushori belg deklaroi se aktualisht nuk ka negociata me Manchester Cityn për nënshkrimin e një kontrate të re dhe pranoi se ky mund të jetë viti i tij i fundit te Citizens.

Fjalët e De Bruyne për rinovimin…

“Sinqerisht nuk e di”,- tha De Bruyne kur u pyet për të ardhmen e tij gjatë konferencës për shtyp të së hënës: “Në fillim të sezonit e dija se do të kishte bisedime, por më pas ndodhi dëmtimi në Brentford.

Duhej të kalonin disa ditë, por në vend të kësaj dëmtimi përfundoi me tetë ose nëntë javë. I lashë të gjitha mënjanë. Unë nuk jam shumë i shqetësuar, jam mirë. Jam i lumtur, thjesht dua të rikthehem duke luajtur futboll të mirë dhe do të shohim të ardhmen”.

Në fillim rikthimi në fushë, pastaj të shohim...

“Përgjigjet mund t'i jap vetëm unë, por nuk e di. Nëse nuk ka negociata, do të jetë viti im i fundit në klub, por nuk e di. Kam pasur një bisedë në verë, por më pas kam pasur dëmtimin dhe nuk kam qenë në gjendjen e duhur mendore për të folur për këtë.

Më duhet të kthehem në fushë dhe të jem përsëri vetvetja. Nuk ka nxitim, nuk ndihem rehat, nuk jam i shqetësuar. Rinovimi i Guardiolës mund të ndihmojë. Ndoshta do të ishte e dobishme të kisha një bisedë me Pep për të folur për të ardhmen time. Ka një mirëkuptim, e di se si funksionon ai”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll