Sport

Pato i rikthehet kohës së Milanit si “dhëndër” i Berlusconit: “Më donte shumë, por s’më ftonte në party!”

Pato rrëfeu periudhën kur u nda me Barbara Berlusconi, vajza e Silvio Berlusconit, dhe për reagimin e ish-presidentit të Milanit, i cili e trajtoi situatën me ironinë e tij të zakonshme.

25 Nëntor 2024, 19:32 Nga DOSJA

Pato i rikthehet kohës së Milanit si “dhëndër” i

BRAZIL - Në ‘podcast’-in brazilian ‘Benja Me Mucho’ ishte i ftuar Alexandre Pato, ish-sulmues i Milanit. Pato rrëfeu periudhën kur u nda me Barbara Berlusconi, vajza e Silvio Berlusconit, dhe për reagimin e ish-presidentit të Milanit, i cili e trajtoi situatën me ironinë e tij të zakonshme. Për Berlusconin, Pato tha:

"Ai e pa edhe si një mundësi për t'u bërë akoma më i famshëm, apo jo? Ishte tashmë shumë i famshëm. Përdorte një klub me traditë, për të cilin të gjithë ishin të dashuruar... Një lëvizje e jashtëzakonshme. Sa herë që afroheshin zgjedhjet, blinte dy kampionë. Investoi shumë te Milani dhe në të njëjtën kohë solli në klub një njeri që ishte dhe mbetet gjeni, Adriano Galliani. Ishte krahu i tij i djathtë."

Pato i rikthehet kohës së Milanit si “dhëndër” i

I pyetur nëse kishte frikë nga Berlusconi kur u nda nga e bija e tij, Pato u përgjigj: "Jo, aspak. Këto janë pyetje të vështira. Jo, ai gjithmonë ishte shumë miqësor. Ende e kujtoj kur një ditë i mblodhi të gjithë në fushë dhe tha: 'Nëse fitoni kampionatin, organizoj një festë për të gjithë. Por jo për ty, Pato."

Pato, i lindur në vitin 1989, ka regjistruar 150 paraqitje dhe 63 gola gjatë gjashtë sezoneve të tij te Milani. Me fanellën kuqezi ai fitoi një kampionat dhe një Superkupë të Italisë, të dyja në vitin 2011.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll