Sport

Kundër PSG-së, trajneri i Bayern, Vincent Kompany, pret "një ndeshje të vështirë"...

Në një konferencë për shtyp këtë të hënë, trajneri belg i Bayern Munichut dhe sulmuesi anglez Harry Kane diskutuan ndeshjen e së martës kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve. Të dy, të cilët presin një përballje të vështirë, dhe lavdëruan kundërshtarin e tyre.

25 Nëntor 2024, 19:20 Nga DOSJA
Kundër PSG-së, trajneri i Bayern, Vincent Kompany, pret "një

GJERMANI - Para se të priste PSG-në këtë të martë në Ligën e Kampionëve, trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, ishte i kujdesshëm në një konferencë për shtyp. Belgu u shpreh se pret një ndeshje të vështirë. 

“Ne po luajmë kundër një prej skuadrave të mëdha në Evropë, ata kanë një trajner të jashtëzakonshëm, ata luajnë me shumë shpejtësi. Do të jetë një ndeshje e mirë. Nuk pres të kem një ndeshje të mërzitshme”, nënvizoi Kompany, për të cilin skuadra aktuale e PSG-së është “absolutisht nuk është më e dobët, aspak”, pavarësisht largimeve të mëdha në sezonet e fundit (Neymar, Messi, Mbappé).

E njëjta histori edhe me Harry Kane, golashënuesi më i mirë i klubit gjerman këtë sezon me 20 gola. “Kundër Parisit nesër (e martë, 21:00), do të jetë një ndeshje e komplikuar, kjo është e sigurt. Ata kanë një ekip të mirë, duan të dominojnë lojën me posedim të topit.

Edhe ne luajmë në të njëjtën mënyrë, këtë duam të bëjmë nesër mbrëma në shtëpi. Ne duam ta bëjmë ndeshjen sa më të komplikuar për ta”,- paralajmëroi anglezi, autor i një ‘hat-trick’ në fundjavë kundër Augsburgut.

Me 6 pikë nga 12 të mundshme dhe dy humbje jashtë kundër Aston Villa (1-0) dhe FC Barcelona (4-1), Mynihu zënë vendin e 17-të në gjysmë të fazës së grupeve. “Nuk jemi mësuar të jemi kaq të ulët në renditje. Ne e dimë situatën në të cilën ndodhemi.

Nëse duam të përfundojmë në “Top 8”, thuajse duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet tona, dhe ky është rasti edhe për Paris SG. Do të jetë një ndeshje e madhe nesër mbrëma”,- siguroi Harry Kane. PSG, është edhe më poshtë në renditje, e 25-ta me dy pikë më pak se Mynihu.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll