Sport

Më në fund një lajm i mirë për Tiranën, derbi i madh rikthehet me tifozë!

Klubi i Tiranës, gjithsesi, duhet të tregojë shumë kujdes gjatë këtij sezoni që të mos përsëriten episode të ngjashme, në të kundërt do të kthehet vendimi për mospraninë e tifozëve.

25 Nëntor 2024, 19:29 Nga DOSJA
Më në fund një lajm i mirë për Tiranën, derbi i

TIRANE - Derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani, e programuar për të dielën e 1 dhjetorit, do të luhet me praninë e tifozëve. Komisioni i Apelit pranë FSHF-së ka shfuqizuar pjesërisht vendimin e Disiplinës për ngjarjet e ndeshjes me Vllazninë, duke pezulluar vendimin për luajtjen e ndeshjeve pa tifozë për pjesën e mbetur të sezonit, por ka lënë në fuqi gjobën e majme prej 300 000 lekësh. Në fakt, Apeli e dënon Tiranën me tetë ndeshje pa tifozë me kusht. Tri ndeshja Tirana i ka shlyer, kështu që pesë ndeshjet e tjera do të luhe nme tifozë. 

Klubi i Tiranës, gjithsesi, duhet të tregojë shumë kujdes gjatë këtij sezoni që të mos përsëriten episode të ngjashme, në të kundërt do të kthehet vendimi për mospraninë e tifozëve.

Vendimi i Apelit:

Komisioni i Apelit pasi mori në shqyrtim ankimin e Klubit të Futbollit Tirana,

Vëren se:

Me vendimin nr.13, pika 1 datë 01.11.2024 Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka vendosur të marrë kundrejt KF Tirana, masat disiplinore si më poshtë vijon:

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit mik, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin pjesës së mbetur të ndeshjeve të sezonit futbollistik 2024-2025 pa spektatorë.

Më datë 09.11.2024 KF Tirana, ka paraqitur ankim me objekt:

Rrëzimin e Vendimit13, pika 1 datë 01.11.2024 të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës.

Komisioni i Apelit të Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, dëgjoi përfaqësuesit e Klubit të Futbollit Tirana, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjen në tërësi, si dhe duke u bazuar në nenet 65 e vijues të Kodit të Disiplinës dhe Etikës,

VENDOSI:

Lënien në fuqi të masës së dënimit me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.

Ndryshimin e pjesës tjetër të vendimit duke vendosur:

Dënimin e Klubit të Futbollit Tirana për zhvillimin e të 8 (tetë) ndeshjeve pa spektatorë.

Pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit prej 5 (pesë) ndeshjesh.

Pezullimi i dënimit revokohet nëse gjatë periudhës së provës KF Tirana kryen një shkelje tjetër të natyrës dhe rëndësisë së ngjashme.

Periudha e provës do të jetë deri në përfundim të sezonit futbollistik 2024-2025.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll