Aktualitet

U plágos në tërmetin e 26 nëntorit/ Flet nga spitali në Itali Albert Cara: Jam më mirë! (VD)

27 Dhjetor 2019, 11:46 Nga DOSJA
U plágos në tërmetin e 26 nëntorit/ Flet nga spitali

Tiranë- Pas tërmetit të 26 nëntorit disa prej të plágosurve po mjekohen në shtetin italian. Ministria Shëndetësisë njofton se të lënduarit që po marrin trajtim të specializuar në Itali, janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe brenda muajit Janar mund të kthehen në shtëpi. Sipas ministrisë janë në gjendje më të mirë shëndetësore, Albert Cara, Ram Lala, ndërsa Marlin Shkodra ende është në fazë rehabilitimi.

Bisedat e ministres Manastirliu me të lënduarit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka telefonuar dy të lënduarit për t’u interesuar për gjendjen e tyre shëndetësore.
“Përshendetje Albert. Doja të dëgjoja vetë se si je me shëndet. Unë kam marrë vazhdimisht kontakt me drejtorin e spitalit, kam komunikuar me mjekët dhe e di që jeni duke u përmirësuar. Ne po presim të kthehesh nga mesi i janarit”, i tha ministrja Albert Carës një nga të lënduarit e tërmetit të datës 26 nëntor. “Jam më mirë dhe shërbimi këtu nuk mund të përshkruhet me fjalë”, tha Alberti.

Ndërkohë që i lënduari tjetër Marlin Shkodra e kishte të pamundur të komunikonte pasi akoma është në fazë rehabilitimi, por gjatë komunikimit me nënën e tij Manastirliu tha se po interesohet personalisht për shëndetin e Albertit dhe Marlinit.
“Unë jam intereresuar gjatë gjithë kohës, por sot doja të flisja vetë me Albertin dhe Marlinin për t’i dëgjuar si janë me shëndet, si kanë rekuperuar. Marlini ka qenë më në vështirësi shëndetësore. E rëndësishme është që Marlini do bëhët mirë dhe do të kthehet shpejt”, i tha ministrja nënës së Marlinit.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”. Ndërkohë Rama premtoi se të gjitha familjet e prekura do të vendosen në banesa të reja, derisa të ndërtohen banesat e tyre. Sipas tij qeraja do të paguhet nga shteti.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu tragjedia e 26 nentorit 2019 ogerta manastirliu tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll