Aktualitet

Denóncimi i PD/ Reagon Spitali i Shkodrës: Mos përhapni paník tek pacientët, operácionet do të spostohen më 6 Janar (VD)

27 Dhjetor 2019, 11:09 Nga DOSJA
Denóncimi i PD/ Reagon Spitali i Shkodrës: Mos përhapni

SHKODËR- Drejtori i Spitalit të Shkodrës, Ardian Dajti ka reaguar pas denoncimit të Partisë Demokratike, ku tha se janë pezulluar sërish ndërhyrjet kirurgjikale në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Dajti sqaroi se shërbimi në Spitalin e Shkodrës është në gatishmëri maksimale. Ai tha se është bërë një spostim i ndërhyrjeve kirurgjikale, të cilat do të kryen më datën 6 Janar.

” Më vjen keq që në këto ditë kur duhet të jemi në shërbim të pacientëve na duhet të reagoj për një postim në rrjetet sociale, mbi keqinterpretimin e komunikimit të brendshëm të një titullari të institucionit me shefat e shërbimit. Unë nuk e kam lexuar. Mora informacion nga mënyra si është para. Dua të bëj të qartë se shërbimi në spitalin e Shkodrës është në gatishmëri maksimale. Nuk ekziston asnjë urdhër. Është një komunikim që të jemi sa më të gatshëm për të menaxhuar këtë situatë. Në të gjithë botën ka anulim të operacioneve për të shtuar gatishmërinë. Nëse i referoheni periudhës në shkresë, bëhet fjalë vetëm për një ditë, pasi ditët e tjera janë ditë pushimi zyrtare. Vetëm ditën e hënë do të anulohen për t’u bërë në ditët në vijim. Asnjë operacion nuk pezullohet apo pengohet. Ai që e ka shkruar besoj se me një interpretim të thjeshtë e kupton që është një komunikim mes nëndrejtorit me dy shefat. Bëhet fjalë për një ditë sepse janë ditë pushim. Dhe në ditë pushimi nuk bëhen planifikime për operacione. Ky staf mjekësor i ka përballuar me vite këto flukse. Ai nuk është urdhër por një komunikim i brendshëm. Kjo po shfrytëzohet politikisht. Prej ditës së sotme po punohet normalisht”, tha Dajti.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardian dajti denoncimi i pd nderpriten nderhyrjet kirurgjikale spitali i shkodres ardian dajti denoncimi i pd nderpriten nderhyrjet kirurgjikale spitali i shkodres

Sondazh

Poll