Aktualitet

FOTO/ Meta i jep medalje mjekut Grei Malo, ‘heroi’ që mori pjesë në shpëtimin nga rrënojat të Klajdi Qatos

27 Dhjetor 2019, 11:37 Nga DOSJA
FOTO/ Meta i jep medalje mjekut Grei Malo, ‘heroi’ që mori

TIRANE- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar me medalje mirënjohjeje, mjekun Grei Malo, i cili mori pjesë në operacionin për shpëtimin e të riut, Klajdi Qato. Meta priti Malon në Presidencë ku i dha edhe medaljen, ndërkohë që bashkë me të ishin edhe anëtarët e Qendrës Vullnetare për Emergjencat Civile, por edhe i riu, Klajdi Qato.

POSTIMI I METES:

“Me nderim dhe mirënjohje të thellë, pata sot privilegjin të vlerësoja me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, mjekun hero Grei Malo, i cili zbriti në terren menjëherë pas goditjes së tërmetit tragjik të 26 nëntorit, duke hyrë nën rrënoja e shpëtuar jetë njerëzish në të gjitha zonat e dëmtuara, dhe spikati me kontributin e tij të veçantë humanitar si anëtar i Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile, për shpëtimin e të riut Klajdi Qato. Mirënjohje Grei Malos që dha një shembull të jashtëzakonshëm të sakrificës dhe profesionalizmit, duke na bërë krenarë dhe gëzuar respektin e të gjithë shqiptarëve! Mirënjohje të gjithë anëtarëve të Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile!”

Klajdi Qato mbijetoi 22 orë nën rrënoja në Thumanë, pasi banesa e tij u shemb gjatë tërmetit tragjik të 25 nëntorit, që la pas 51 viktima. Gjatë gjithë kohës që ishte nën rrënoja Qato komunikoi më efektivët e ekipit të kërkim-shpëtimit, të cilët i dhanë shpresë se do dilte gjallë. I riu kur u shpëtua u prit me duartrokitje dhe i gjithë operacioni për shpëtimin e tij u transmetua live. Pasi u shpëtua nga rrënojat Qato tha se mjekët i kishin dhënë shpresë dhe kurajo dhe e kishin mbushur me shpresë kur ishte nën rrënoja.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grei malo ilir meta klajdi qato meta dekoron grei malon mjeku hero grei malo ilir meta klajdi qato meta dekoron grei malon mjeku hero

Sondazh

Poll