Aktualitet

Më i kérkuari në Suedi, zbárdhet e kaluara máfioze e shqiptarit që pérgjáku Krishtlindjet, u vrá në pragun e vilës 1.

27 Dhjetor 2019, 11:11 Nga DOSJA
Më i kérkuari në Suedi, zbárdhet e kaluara

BRITANI– 36-vjeçari shqiptar, Flamur ‘Alex’ Beqiri, që u ékzekutua në pragun e derës së vilës së tij 1.5 milionë euroshe në Londër, mesditën e Krishtlindjes, ishte i lidhur me máfian e nëndhéshme të Suedisë. DailyMail, shkruan se shqiptari që njihej si një producent muzikor është procéduar në vitin 2008 për futjen e një sasie kokáine me vlerë 2 milionë dollarë në Skandinavi.

Beqiri është me origjinë nga Kosova dhe është vëllai i modeles së njohur Misse Beqiri, një nga shqiptaret më të paguara në botë, e cila njihet edhe për martesën e më pas divorcin me futbollistin Anders Lindegaard.

36-vjeçari bashkë me familjen e tij kishin emigruar në Suedi kur i ndjeri ishte tepër i vogël në moshë, por shumë shpejt do të trazonte ujërat e máfies në këtë shtet. Beqiri raportohet se ka qenë i lidhur me disa vrasjé mes shqiptarëve në Suedi, gjatë kohës që jetonte atje. Konkretisht, 36-vjeçari humbi disa nga miqtë e tij dhe bashkëpunëtorë gjatë një pérplasje me ármë të ndodhur para katër vitesh në Suedi.

Një prej tyre ishte edhe miku i tij i ngushtë Najef Adaëi u plagos rëndë në Malmo ndërkohë që e shoqja vdiq. Adaëi akuzohej për vépra të ndryshme kriminále në Danimarkë, dhe kishte kaluar 8 vite ne burg.

Gjithsesi, edhe pse i shpallur si personi më i kérkuar në këtë vend, Flamur Beqiri që e therrisnin Alex, arriti të largohej nga ai vend, për t’u vendosur tre vite më parë në vilën e tij në Britani. Në vitin 2018, Beqiri u martua me Debora Krasniqi, në liqenin Como në Itali ku spikatën të ftuarit VIP nga e gjithë bota. Ai jetonte i qetë në vilën e tij në Londër bashkë me të shoqen, dhe fqinjët kanë treguar për médiat vendase se nuk njihet si tip problematik. Sipas tyre, Alexi dhe e shoqja ishte njerëz familjar dhe nuk i kishin parë të përfshiheshin në asnjë lloj rrémuje, deri mesditën e Krishtlindjes ku plumbat tronditén lagjen.

Persona, ende të páidentifikuar qélluan shqiptarin për vdékje duke e lënë të shtrirë në pragun e vilës. Ende nuk është arréstuar asnjë për këtë ngjarje ndërkohë që po hetohet në lidhje me të shkuarën problématike të të ndjerit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alex beqiri vritet flamur beqiri alex beqiri vritet flamur beqiri

Sondazh

Poll