Aktualitet

Aeroporti i Kukësit/ Kadastra regjistron pronat: Ja kur fillon aplikimi për pajisjen me certifikatë

27 Dhjetor 2019, 08:51 Nga DOSJA
Aeroporti i Kukësit/ Kadastra regjistron pronat: Ja kur fillon aplikimi

KUKËS- Premtimet për ndërtimin e Aeroportit të Kukësit një vit më parë ishin një fasade elektorale, për Kryeministrin Rama. Në një njoftim zyrtar nga Kadastra Shqiptare bën me dije se këtë muaj ka mbaruar regjistrimi fillestar i tokave të Fshatit Shtiqen të Kukësit, ku përfshihet edhe Airoporti i Kukësit. Ndërsa pritet faza tjetër që dhjetëra banorë duhen te paraqiten pranë zyrave të Kadastrës në Kukës për të aplikuar për legalizimin e pronës dhe më pas të fillojnë shpronësimet e tokave për të filluar “punimet” për Airoportin e Kukësit. Deri tani ende nuk dihet sa do jete m2 i vlerës së shpronësimit të tokës që banorët të binden me shtetin dhe konçesionarin për të liruar tokat e tyre që të fillojnë punimet.

Njoftimi i plotë i Kadastrës Shqiptare:

NE NDIHME TE NDERTIMIT TE AEROPORTIT KUKES

Pas një pune të detajuar në terren, në zonën kadastrale 3425 Shtiqën Kukës, përfundoi regjistrimi fillestar, që përfshin 7590 pasuri. Puna e Bashkisë Kukës dhe e Kadastrës Shqiptare, u përqëndrua në këtë zonë, edhe për të mbështetur ndërtimin e Aeroportit të Kukësit.

Prej datës 24 dhjetor, i gjithë materiali hartografik është hedhur në sistemin e ASHK dhe, të gjithë fshatarët që kanë prona bujqësore apo banesa në këtë zonë, janë të ftuar të aplikojnë pranë Drejtorisë Rajonale të Kadastrës Kukës, për t’u pajisur me Cerifikatën e pronësisë për pronën e tyre.

Kjo certifikatë është e domosdoshme për t’u përfshirë në procesin e shpronësimit për interes publik të pronave që prek ndërtimi i Aeroportit.
Nga data 24 dhjetor e në vijim, sportelet e Kadastrës Kukës janë në dispozicionin tuaj për aplikimin si edhe për çdo sqarim të nevojshëm.

Aeroporti i Kukësit është një aeroporti i dytë civil në Shqipëri. Ndërtimi tij nisi në muajin maj të 2002, me fonde te Emirateve të Bashkuara Arabe. Aeroporti shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 65 hektarë, 3 kilometra larg qytetit të Kukësit, dhe është i kategorisë ndërkombëtare C. Sipas projektit të ndërtimit, në këtë aeroport është parashikuar që të zbresin njëherësh deri 5 avionë. Por nuk u vu asnjëherë në punë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aeroporti i kukesit kadastra shqiptare aeroporti i kukesit kadastra shqiptare

Sondazh

Poll