Aktualitet

Ulen temperaturat/ Keni plane për fundjavën? Ja si do të jetë moti sot dhe nesër, zonat ku do të ketë reshje shiu dhe bor

27 Dhjetor 2019, 10:33 Nga DOSJA

TIRANË- Ditën e sotme moti do të jetë i qëndrueshëm, ku kryesisht do të  mbizotërojnë kthjellimet,  përjashtuar në  zonat malore ku do të jenë prezente vranësirat. Ndërsa pasditen e sotme dhe të ditës së nesërme priten reshje të dobëta në qarqet Kukës, Dibër dhe lokale të dobëta në qarkun Shkodër.

Ndërsa në verilindje dhe lindje të vendit priten reshje të dobëta bore.

Ndërkohë që era do të jetë në drejtim të veriperëndimit me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet.  Valëzimi do të jetë i forcës 4-5  me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur, ku për pasojë temperaturat do të jenë në rënie.

Përkatësisht temperaturat  do të luhaten nga -5 gradë celsius deri në 12 gradë celsius.

 A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti per 27 dhjetor 2019 moti per 27 dhjetor 2019

Sondazh

Poll