Sport

Materazzi nuk e harron goditjen me kokë të Zidane, por kërkon të pajtohet me francezin

Italiani thotë se do të ishte mirë të fliste me francezin pas kaq kohësh

25 Nëntor 2024, 11:21 Nga DOSJA
Materazzi nuk e harron goditjen me kokë të Zidane, por kërkon

ITALI - Goditja e famshme e Zidane me kokë kundër Materazzit në finalen e Kupës së Botës 2006 mes Italisë dhe Francës është një episod tashmë në moshë, ai mbushi 18 vjeç në korrik, por vazhdon të jetë temë bisede, veçanërisht nga ana e ish-qendërmbrojtësit italian, që i hap derën e pajtimit me legjendën e futbollit galik.

"Unë nuk kam folur me Zidanin që nga ajo ditë, nuk kam folur kurrë më parë me të dhe nuk kam folur më me të. Ne nuk kemi një marrëdhënie",- filloi Materazzi për 'Lucky Block', një ish-qendërmbrojtës italian, i cili e fitoi atë finale me penallti: "Ai është një legjendë e lojës dhe kam respekt, shumë respekt, për të si lojtar dhe trajner, ai fitoi tre Liga të Kampionëve radhazi."

Materazzi hap derën për një bisedë mes të dyve. “Nuk pres më falje, por do të isha i lumtur të flisja me të, pas kaq shumë vitesh. Nuk do të kishte asnjë problem”.

Goditja me kokë e pësuar nga Materazzi, u shkaktuar nga ish-mesfushori francez, i cili u ndëshkua me karton të kuq dhe u largua nga fusha. Zidane më tha: ‘Do të të jap fanelën time në fund të lojës’. Unë iu përgjigja: ‘Preferoj motrën tënde’”, kujtoi ai në vitin 2020.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll