Aktualitet

Protesta për Martin Canin/ Qytetarët thirrje prindërve për bojkot të mësimit të mërkurën: Mbase nuk do edukohen, por do jenë të sigurt

Protestuesit paralajmërojnë bojkot të procesit mësimor nëse nuk marrin përgjigje nga Ministria e Arsimit për kërkesat e tyre, ku ndër to është dhe dorëheqja e ministres. 

25 Nëntor 2024, 18:59 Nga r.ll
Protesta për Martin Canin/ Qytetarët thirrje prindërve për
pamje nga protesta

TIRANË- Në protestë e organizuar para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e Martin Canit, qytetarët u bënë thirrje prindërve që së bashku me fëmijët të bojkotojnë procesin mësimor ditën e mërkurë. Një prej tyre tha se atë ditë duhet të protestohet në çdo qytet të Shqipërisë. 

“Më mirë i mbajmë fëmijët tanë në shtëpi, se sa t’i çojmë në shkollë. Nëse fëmijët nuk shkojnë në shkollë, mbase nuk do edukohen, por do jenë të sigurt. Vetëm gjatë këtij viti 5 fëmijë janë vrarë. Të bëhen protesta në të gjithë qytete e Shqipërisë ditën e mërkurë. Të mërkurën të protestohet në çdo qytet të Shqipërisë”, u shpreh një qytetar.

Protestuesit paralajmërojnë bojkot të procesit mësimor nëse nuk marrin përgjigje nga Ministria e Arsimit për kërkesat e tyre. Qytetarët protestues kërkojnë kërkojnë ndër të tjera më tepër punonjës social në shkolla, më shumë oficerë policie dhe gjithashtu dorëheqjen e ministres, Ogerta Manastirliu.

protesta per vrasjen e martin canit

Sondazh

Poll