Aktualitet

"Një humbje shumë e madhe, nuk po e përballojmë", gjyshi i Martinit Canit në protestë: Ne u dogjëm! Kërkoj që të vendoset drejtësia

Ndërkohë i pranishëm në protestë ka qenë edhe gjyshi i 14-vjeçarit të ndjerë. Ai u shpreh se ka qenë një humbje e madhe ndërsa shtoi se kërkojnë drejtësi. Gjyshi i Martinit u shpreh se ata u dogjën dhe të mos digjen edhe të tjerë.

25 Nëntor 2024, 18:36 Nga N.F
"Një humbje shumë e madhe, nuk po e përballojmë",
Protesta

TIRANË- Pasditen e sotme prindër dhe qytetarë janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit në protestë në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani. Qytetarë janë shfaqur me pankarta në duar ndërsa kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Shumë qytetarë kanë mbajtur fjalën ndërsa kanë kërkuar drejtësi. Ndërkohë i pranishëm në protestë ka qenë edhe gjyshi i 14-vjeçarit të ndjerë. Ai u shpreh se ka qenë një humbje e madhe ndërsa shtoi se kërkojnë drejtësi. Gjyshi i Martinit u shpreh se ata u dogjën dhe të mos digjen edhe të tjerë. Ai shtoi se do ta ndjekin këtë çështje dhe theksoi se do të bjerë siç ra Martini.

"Ka qenë një humbje shumë e madhe që nuk po e përballojmë. Kërkoj që të vendoset drejtësia. Ka qenë fëmijë shembullor në shoqëri. Ne u dogjëm, mos të digjen edhe të tjerë. Do ta ndjek këtë çështje, ashtu siç ra Martini do të bie edhe unë," tha gjyshi i 14-vjeçarit.

vrasja e martin canit

Sondazh

Poll