Aktualitet

"Dorëheqja është për të fortët, të dobëtit mbahen pas karrige"/ Prindërit sërish protestë për vrasjen e Martin Canit, mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Qindra qytetarë më pankarta në duar kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu. 

25 Nëntor 2024, 17:21 Nga N.F
"Dorëheqja është për të fortët, të
Pankarta

TIRANË- Pasditen e sotme prindër dhe qytetarë janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit në protestë në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani. Qindra qytetarë më pankarta në duar kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu. 

Në disa pankarta shkruhet se "Dorëheqja është për të fortët, të dobëtit mbahen pas karrige" ndërsa në postera të tjerë janë paraqitur foto të të ndjerit i cili humbi jetën tragjikisht nga plagët e marra nga një thikë pas sherrit pranë shkollës "Fan Noli". 

Çfarë dihet deri tani për vrasjen e Martin Canit?

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.

Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat. Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer.

Nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera. 

prindërit proteste per vrajsen e martin canit

Sondazh

Poll