Aktualitet

Aksidenti i djeshëm në Ishull-Lezhë, policia: 33-vjeçari i arrestuar ishte në gjendje të dehur! Të plagosurit në spital (EMRI)

Nga aksidenti u plagosën tre persona ndërsa dy prej tyre u raportuan në gjendje të rëndë dhe u transportuan në spitalin e Traumës. Ndërkohë në lidhje me aksidentin ka reaguar sërish policia.

25 Nëntor 2024, 17:09 Nga N.F
Aksidenti i djeshëm në Ishull-Lezhë, policia: 33-vjeçari i
Aksidenti

LEZHË- Mbrëmjen e djeshme është regjistruar një aksident i dyfishtë në Ishull-Lezhë. Nga aksidenti u plagosën tre persona ndërsa dy prej tyre u raportuan në gjendje të rëndë dhe u transportuan në spitalin e Traumës. Ndërkohë në lidhje me aksidentin ka reaguar sërish policia.

Mbrëmë u njoftua se është vënë në pranga një 33-vjeçar i cili është shkaktar i aksidentit. Në njoftimin e sotëm policia e ka identifikuar atë si Tomë Kola ndërsa mësohet se ai po drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Të plagosur janë në kujdesin e mjekëve.

“Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor në fshatin Ishull Lezhë, ju bëjmë me dije se janë kryer veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të shtetasit Tomë Kola, 33 vjeç. Automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J. B..

Gjithashtu, në vijim të verifikimeve ka rezultuar se 33-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Aktualisht, të dy drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

aksidenti ne ishull-lezhe policia

Sondazh

Poll