Aktualitet

Vdekja e 61-vjeçarit në Kurbin teksa punonte/ Arrestohet njëri nga pronarët e subjektit, hoqi pamjet e kamerave të sigurisë

Sipas njoftimit të bluve, bëhet e ditur se 61-vjeçari u rrëzua si pasojë e shkeljes së rregullave të punës. 

25 Nëntor 2024, 17:11 Nga ZH.LL
Vdekja e 61-vjeçarit në Kurbin teksa punonte/ Arrestohet njëri
Foto ilustruese

KURBIN- Policia e Lezhës ka arrestuar një 53-vjeçar, njëri nga pronarët e subjektit ku mbrëmjen e së shtunës, humbi jetën një 61-vjeçar pasi ra nga një lartësi teksa punonte. 

Sipas njoftimit të bluve, bëhet e ditur se 61-vjeçari u rrëzua si pasojë e shkeljes së rregullave të punës. 

Policia shpalli në kërkim dy vëllezërit, pronarë të firmës dhe drejtuesin teknik për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, teksa njëri prej tyre është arrestuar.

Ndërkohë, 53-vjeçari i arrestuar me inicialet K. Ll., dyshohet se ka hequr pamjet e kamerave të subjektit, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës së këtij rasti.

Pajisja DVR u gjet nga Policia dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, teksa vijon puna për kapjen e bashkëpronarit të subjektit, si dhe të drejtuesit teknik të tij.

Sondazh

Poll