Data e zgjedhjeve 2025/ Presidenti Begaj nisi sot konsultimet me PS, demokratët refuzuan ftesën
Begaj TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka vijuar sot me konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve 2025. Paraditen e k&...
Gjithashtu Lideri i opozitës u shpreh se rrëmbimi i tij nga Altin Dumani është një nga ngjarjet më dramatike në historinë e Shqipërisë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për masat e dhëna nga SPAK për dy gazetarët, Elton Qyno dhe Artan Hoxha. Berisha gjithashtu kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj gazetarit Qyno. Gjithashtu Lideri i opozitës u shpreh se rrëmbimi i tij nga Altin Dumani është një nga ngjarjet më dramatike në historinë e Shqipërisë. Më tej ai shtoi se grabitja e telefonave të tij për të shpëtuar Edi Ramën nga dokumente që e kompromentojnë atë në mënyrën më serioze, përbëjnë një akt kriminal të vërtetë në mbrojtje të Edi Ramës.
"Së fundmi, nuk mund ta mbyll këtë ekspoze para jush pa dënuar me forcën më të madhe vendosjen e masave kufizuese ndaj gazetarit guximtar Elton Qyno, i cili në një shërbim të madh ndaj vendit ka demaskuar me guximin më të madh lidhjet e Edi Ramës me krimin. Rrëmbimi i tij nga Altin Dumani është një nga ngjarjet më dramatike në historinë e Shqipërisë. Grabitja e telefonave të tij për të shpëtuar Edi Ramën nga dokumente që e kompromentojnë atë në mënyrën më serioze, duke filluar nga udhëtimi i tij në Aruba tek dhuratat gjysmë milionë euro, etj, etj, përbëjnë një akt kriminal të vërtetë në mbrojtje të Edi Ramës.
Kërkoj heqjen e menjëhershme të masave ndaj gazetarit Elton Qyno. Sikundër i shpreh atij solidaritetin tim më të plotë dhe të PD. Ata që vendosën këto masa, ata kërkojnë të mbyllin kanalet e transparencës së medieve. Vendosja e masave njëkohësisht ndaj Elton Qynos, gazetarit guximtar dhe trim, me Artan Hoxhën, anëtar i damkosur i bandës së Bajrit të partisë, i paguar nga bandat, por i mbrojtur nga Altin Dumani, gjer së fundmi u detyrua të vendosë një masë arresti shtëpie, ndërkohë që informoi publikun se dokumente zyrtare faktojnë se Artan Hoxha ka shkelmuar detyrën e gazetarit dhe është bërë anëtar aktiv, i paguar i bandës Bajri-Gjoka të partisë. Nuk kanë asnjë lidhje këta dy gazetarë me njëri-tjetrin, lidhja qëndron në poshtërsinë e Altin Dumanit, që kërkon t’i paraqesë të inkriminuar së bashku," tha Berisha.
Begaj TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka vijuar sot me konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve 2025. Paraditen e k&...
Blendi Klosi dhe Niko Peleshi TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi tha para mediave pas daljes nga takim...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës për mediat u shpreh se krimi i organizuar dhe narko...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përshëndetur edhe njëherë të gjithë personat q...
Foto ilustruese BRUKSEL- Në mbledhjen e sotme të Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm (Coreper), ambasadorë...
Giorgia Meloni ITALIA- Pas vendimeve të një pas njëshme të gjykave italiane për kthimin e emigrantëve, strukturat në...
Hisen Berisha KOSOVË- Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha është shprehur se kryeministri i K...
Altin Dumani TIRANA- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, isht...
Clarisse Pasztory TIRANA- Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory ishte pjesë...
Takimi TIRANË- Federata e Opozitës ka zhvilluar një takim ditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike për t&...