25 Nëntor 2024, 11:49
Nga M.B
Giorgia Meloni
ITALIA- Pas vendimeve të një pas njëshme të gjykave italiane për kthimin e emigrantëve, strukturat në Shëngjin dhe Gjadër mund të përshtaten për një tjetër kategori personash, konkretisht për të burgosurit. Mediat italiane shkruajnë se kryeministrja Giorgia Meloni dhe qeveria e saj janë duke analizuar përshtatjen e tyre në qendra për të burgosurit shqiptarë në itali të lidhur me aktivitetet mafioze.
Dukeqenë se çështja e emigrantëve vijon të jetë në dyert e gjykatave në Itali dhe Evropë dhe kjo, sipas mediave në vendin fqinj mund ta detyrojë Melonin që t'i përshtasë “gjadrin dhe shëngjinin” në burgje për rreth 2800 shqiptarë të dënuar për aktivitete mafioze të cilët aktualisht po vuajnë dënim në Itali.
Krahas një dakordësie nga Shqipëria, vështirësia për këtë përshtatje do të ishte më e madhe pasi qendrat në Gjadër e Shëngjin janë projektuar dhe ndërtuar për pritje dhe procesimin e emigrantëve dhe nuk ka spcifikat e një strukture për vuajtjen e dënimit.
Italia dërgoi në Shqipëri fillimisht një grup prej 16 emigrantësh nga Bangladeshi dhe Egjipti muajin e kaluar. Katër prej tyre u kthyen në Itali në ditën e njëjtë, sepse ishin të mitur ose kishin probleme shëndetësore. Dymbëdhjetë të tjerët u kthyen mbrapsht tri ditë më vonë, pas një gjykatë në Romë më 18 tetor urdhëroi që ata të mos mbahen në Shqipëri për shkak vendet e tyre të origjinës, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk ishin vende të sigurta.
Edhe më 11 nëntor Gjykatësit në Romë kanë refuzuar që të miratojnë ndalimin e një grupi emigrantësh në qendrat në Shqipëri, që operohen nga Italia, duke e dërguar këtë çështje te Gjykata Evropiane e Drejtësisë. Ky veprim paraqet një goditje të re për planin e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, për të dërguar emigrantët në dy qendra të pritjes.
giorgia meloni
Politike
25 Nëntor 2024, 11:35
E. D
Hisen Berisha
KOSOVË- Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha është shprehur se kryeministri i K...
Politike
25 Nëntor 2024, 11:35
M.B
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, isht...
Politike
25 Nëntor 2024, 11:28
M.B
Clarisse Pasztory
TIRANA- Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory ishte pjesë...
Politike
25 Nëntor 2024, 11:24
I.A
Takimi
TIRANË- Federata e Opozitës ka zhvilluar një takim ditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike për t&...
Politike
25 Nëntor 2024, 11:23
ZH.LL
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani foli sot në lidhje me vendimet e vetingut, teksa...
Politike
25 Nëntor 2024, 11:04
M.B
Belind Këlliçi
TIRANA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike njëherësh dhe drejtuesi politik i PD-së...
Politike
25 Nëntor 2024, 10:59
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK Altin Dumani ka folur për punën e Prokurorisë së Posaçme në luftën kundër k...
Politike
25 Nëntor 2024, 10:53
Thomas Jansen
Foto Ilustruese
GJERMANI- Qendrat italiane të azilit në Shqipëri janë bosh. Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se kjo ësht&eu...
Politike
25 Nëntor 2024, 10:35
M.B
Genta Vangjeli
TIRANA- Zëdhënësja për antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka bërë sot nj&...
Politike
25 Nëntor 2024, 09:55
M.B
Belind Këlliçi
TIRANA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike njëherësh dhe drejtuesi politik i PD-së...