Politike

Data e zgjedhjeve 2025/ Presidenti Begaj nisi sot konsultimet me PS, demokratët refuzuan ftesën

Bëhet e ditur se në presidencë kanë shkuar kreu i Grupit Parlamentar Niko Peleshi dhe sekretri i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi.

25 Nëntor 2024, 12:20 Nga ZH.LL
Data e zgjedhjeve 2025/ Presidenti Begaj nisi sot konsultimet me PS,
Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka vijuar sot me konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve 2025. Paraditen e kësaj të hëne, përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë mbërritur në Presidencë, për t’u takuar me kreun e Shtetit. Mësohet se PS ka propozuar 11 majin si datën e zgjedhjeve 2025.

Bëhet e ditur se në presidencë kanë shkuar kreu i Grupit Parlamentar Niko Peleshi dhe sekretri i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi.

Ndërkohë, raportohet se Partia Demokratike e ka bojkotuar duke shpërfilluar kështu ftesën e bërë nga Kreu i Shtetit Bajram Begaj, teksa orari për të takuar përfaqësuesit e PD-së ishte 10:30.

Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi në emër të Partisë Demokratike, deklaroi pak ditë më parë se do të refuzojnë konsultimet duke i akuzuar se janë thjesht një farsë, pasi data e zgjedhjeve është paracaktuar nga socialistët. 

Më 21 nëntor Begaj pati takim me aleatin e PD-së, Partinë e Lirisë, të cilët kërkuan nga presidenti të dekretojë çdo datë që i lejon Kodi Zgjedhor, veç asaj që kërkon PS.

Enkelejd Alibeaj dhe përfaqësuesit e PSD kërkuan datën 4 maj si ditën kur shqiptarët të zgjedhin parlamentin e ardhëm, ndërsa Lulzim Basha shkoi te Begaj si përfaqësues i një grupimi politik, atij të demokratëve euro-atlantikë. Për të nuk ka rëndësi data, por standardi i zgjedhjeve:

Një ditë më parë, kreu i shtetit zhvilloi takime edhe me krerët e tjerë të partive të vogla opozitare që kërkuan zgjedhje më 4 maj.

Sondazh

Poll