Politike

"Nuk ka vlerë nëse njerëzit denoncojnë krimin dhe çështjet nuk shkojnë në gjykatë!" Kryetarja e OSBE në Tiranë: SPAK, përpjekje serioze për t'i dhënë fund disa sjelljeve

Gjatë fjalës së saj në konferencën mbi arritjet, sfidat e procesit të vetingut dhe lufta kundër korrupsionit, Pasztory deklaroi se Shqipëria ka shënuar përparim në fushën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

25 Nëntor 2024, 11:28 Nga M.B
"Nuk ka vlerë nëse njerëzit denoncojnë krimin dhe
Clarisse Pasztory

TIRANA- Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory ishte pjesë e tryezës së organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), Qendra ALTRI dhe Friends of Europe (FoE) në kuadër të nismës “Shoqëria Civile kundër Korrupsionit: nga një sfidë vendase në një përgjigje Evropiane”. Gjatë fjalës së saj në konferencën mbi arritjet, sfidat e procesit të vetingut dhe lufta kundër korrupsionit, Pasztory deklaroi se Shqipëria ka shënuar përparim në fushën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ajo tha se nëse nuk denoncohen rastet e krimit të organizuar, çështjet nuk do shkojnë kurrë në gjykatë dhe ky fenomen nuk do të luftohet. Po ashtu shtoi se, janë bërë përpjekje serioze nga ana e SPAK për t’i dhënë fund këtyre fenomeneve që disa vite më parë konsideroheshin si normale.

“Ajo që është e rëndësishme, të garantojmë që kemi akses publik te proceset gjyqësore. Një nga fushat ku kemi punuar fuqishëm me shoqërinë civile në çështjet e antikorrupsionit është platforma e detyrueshme e sinjalizimit administrativ për të inkurajuar për të patur procedurat standarde të operimit, mekanizmat mbrojtës.

Nuk ka vlerë nëse njerëzit denoncojnë krimin e organizuar dhe çështjet nuk shkojnë kurrë në gjykatë. Shqipëria po shënon përparim në këto fusha. E kam njohur Shqipërinë në 30 vite, dhe në saj të SPAK ka përpjekje serioze për t'i dhënë fund disa sjelljeve që para disa viteve konsiderohej normale”, tha Pasztory.

osbe

Sondazh

Poll