25 Nëntor 2024, 12:14
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përshëndetur edhe njëherë të gjithë personat që morën pjesë ditën e djeshme në protestën kundër Edi Ramës në Londër. Gjithashtu Lideri i opozitës, shprehet se ata qindra shqiptarë që protestuan, janë guerrilas të demokracisë, të cilët denoncuan vjedhësit, hajdutin kryesor të kombit si të tillë dhe suitën e tij. Po ashtu Berisha u bëri thirrje emigrantëve shqiptarë, që të ndëshkojnë Edi Ramën më votën e tyre.
"Mirëdita dhe përshëndetje gazetarëve të pranishëm në sallë dhe të gjithë qytetarëve që ndjekin këtë takim me shtypin. Së pari dua të shpreh mirënjohje të pakufishme ndaj bashkëatdhetarëve tanë në Londër, të cilët me një kurajo dhe përgjegjësi të lartë qytetare, i dëshmuan Londrës, Britanisë së Madhe dhe mbarë kombit shqiptar se Edi Rama ishte jo vetëm i padëshirueshëm me suitën e tij elektorale në Londër, por ai u soll aty tipikisht si një narkodiktator.
Rojet dhe badigardët e tij ndërmorën aktet brutale të dhunshme, thyen kafka, plagosën, zvarritën demonstrues paqësorë vetëm e vetëm se ata me guxim kërkuan nga Edi Rama të largohej. Denoncuan vjedhësit, hajdutin kryesor të kombit si të tillë dhe suitën e tij. Unë përshëndes sot të gjitha ata qindra shqiptarë, ata dhjetëra e dhjetëra guerrilas të demokracisë që protestuan dje kundër narkodiktatorit Edi Rama. I uroj të shpejtë Ilir Meshit dhe të gjithë demonstruesve paqësorë të lënduar nga banditë të paguar, badigardë, anëtarë të bandave kriminale që shoqëronin Edi Ramën në atë takim.
U bëj thirrje emigrantëve shqiptarë, të gjithë shqiptarëve jashtë vendit të ndëshkojnë Edi Ramën më votën e tyre. Të demonstrojnë fuqishëm ndaj çdo paraqitje të tij elektorale. Aktet e dhunshme ndaj atyre që ky i ka përzënë nga Shqipëria, përbënin një krim dy herë më të shëmtuar. Një kryeministër me zero tolerancë ndaj kundërshtimit dhe kundërshtive është një narkodiktator i shëmtuar dhe meriton të kundërshtohet dhe vetëm të kundërshtohet. Edhe njëherë, mirënjohjen më të madhe atyre që organizuan, atyre që morën pjesën dhe atyre që nga ajo sallë dëshmuan se Edi Rama ishte aty me banditë, kriminelë, njerëz pa kod dhe moral. Për herë të parë, një kryeministër thyen kocka të kundërshtarëve politikë në sallë për faktin e vetëm se ata ia përplasën në fytyrë ato që meritonte," tha Berisha.
Politike
25 Nëntor 2024, 12:04
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL- Në mbledhjen e sotme të Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm (Coreper), ambasadorë...
Politike
25 Nëntor 2024, 11:49
M.B
Giorgia Meloni
ITALIA- Pas vendimeve të një pas njëshme të gjykave italiane për kthimin e emigrantëve, strukturat në...
Politike
25 Nëntor 2024, 11:35
E. D
Hisen Berisha
KOSOVË- Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha është shprehur se kryeministri i K...
Politike
25 Nëntor 2024, 11:35
M.B
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, isht...
Politike
25 Nëntor 2024, 11:28
M.B
Clarisse Pasztory
TIRANA- Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory ishte pjesë...
Politike
25 Nëntor 2024, 11:24
I.A
Takimi
TIRANË- Federata e Opozitës ka zhvilluar një takim ditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike për t&...
Politike
25 Nëntor 2024, 11:23
ZH.LL
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani foli sot në lidhje me vendimet e vetingut, teksa...
Politike
25 Nëntor 2024, 11:04
M.B
Belind Këlliçi
TIRANA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike njëherësh dhe drejtuesi politik i PD-së...
Politike
25 Nëntor 2024, 10:59
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK Altin Dumani ka folur për punën e Prokurorisë së Posaçme në luftën kundër k...
Politike
25 Nëntor 2024, 10:53
Thomas Jansen
Foto Ilustruese
GJERMANI- Qendrat italiane të azilit në Shqipëri janë bosh. Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se kjo ësht&eu...