Politike

"Në dhjetor drejtuesi i SPAK merr kompetencat e komisionerit publik në KPA!" Dumani: Zbatuam ligjin Anti-Mafia për gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vettingu

 Ai u shpreh i hapur për bashkëpunim me shoqërinë civile, ku tha se analizat e tyre i shërbejnë institucionit për përmirësimin e performancës.

25 Nëntor 2024, 11:35 Nga M.B

 

"Në dhjetor drejtuesi i SPAK merr kompetencat e komisionerit publik
Altin Dumani

TIRANA- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, ishte pjesë e tryezës së organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), Qendra ALTRI dhe Friends of Europe (FoE) në kuadër të nismës “Shoqëria Civile kundër Korrupsionit: nga një sfidë vendase në një përgjigje Evropiane”.

Nga kjo tyrezë, Dumani ka deklaruar së në fund të muajit dhjetor, SPAK merr kompetencat e Komisionerit Publik në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Ai u shpreh i hapur për bashkëpunim me shoqërinë civile, ku tha se analizat e tyre i shërbejnë institucionit për përmirësimin e performancës.

"Shoqëria Civile është e ftuar të bashkëpunoje me SPAK për tematika të caktuara. Këto analiza i shërbejnë institucionit tonë për përmirësimin e performancës. Jemi të hapur për bashkëpunime të tilla. 

Në fund të muajit dhjetor drejtuesi i SPAK merr kompetencat e komisionerit publik në KPA. SPAK ka patur raste ku ka aplikuar ligjin antimafia për subjektet e shkarkuar nga detyra (përfshi gjyqtarë e prokurorë). 

Materialet ne procesin administrativ të Vetingut i kemi përdorur si indicie për të gjetur provat në hetimin penal. Rezultatet e hetimit administrativ janë një bazë e mire për të gjetur prova tek subjektet e shkarkuar nga Vetingu", tha Dumani.

altin dumani

Sondazh

Poll