Sport

“Super Mario” kuqezi, drejt kurorëzimi kampion në Arabinë Saudite!

Lojtari shqiptar është vlerësuar me notën maksimale 7.7 edhe pse nuk ka luajtur 90 minuta të plota. Edhe realizuesi i pasimit të tij, Fabinho ka marrë shumë notë të mirë, ekzaktësisht 8.

24 Nëntor 2024, 22:22 Nga DOSJA

“Super Mario” kuqezi, drejt kurorëzimi kampion në

ARABI SAUDITE - Mario Mitaj po shpalos vlerat e tij në Arabinë Saudite. Shqiptari ka qenë përsëri decizic për ekipin e Benzemas këtë fundjavë. Al Ittihad, klubi ku aktivizohet legjionari ka arritur të fitojë 2-0 në shtëpi kundër Al Fateh. Ajo që ran ë sy ishte asistimi që mbrojtësi i Kombëtares kreu për ‘yllin’ brazilian, Fabinho.

Mitaj, i cili e ka vendin e garantuar në formacionin e arabëve,në minutën e 58-të ‘gatoi’ golin e mesfushorit të dikurshëm të Liverpool. Lojtari shqiptar është vlerësuar me notën maksimale 7.7 edhe pse nuk ka luajtur 90 minuta të plota. Edhe realizuesi i pasimit të tij, Fabinho ka marrë shumë notë të mirë, ekzaktësisht 8.

Të dy lojtarët kanë qenë 2 më të mirët e skuadrës kryesuese të ligës saudite. ‘Super Mario’ po shkon drejt titullit të parë në karrierë të një kampionati vendas.

“Super Mario” kuqezi, drejt kurorëzimi kampion në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll