Sport

E mund Chelsea, drejtuesit shkarkojnë trajnerin! – VIDEO

Dje, "Dhelprat" u mundën 2-1 nga Chelsea i drejtuar nga Enzo Maresca, një humbje që i la vetëm dy pikë mbi zonën e rënies nga kategoria dhe që rezultoi fatale për trajnerin Cooper.

24 Nëntor 2024, 20:46 Nga DOSJA
E mund Chelsea, drejtuesit shkarkojnë trajnerin! – VIDEO

ANGLI - Leicester City ka shkarkuar trajnerin Steve Cooper, i cili e lë ekipin në vendin e 16-të në Premier League pas 12 ndeshjesh. Dje, "Dhelprat" u mundën 2-1 nga Chelsea i drejtuar nga Enzo Maresca, një humbje që i la vetëm dy pikë mbi zonën e rënies nga kategoria dhe që rezultoi fatale për trajnerin Cooper.

Ja çfarë shkruhet në profilin zyrtar të klubit në Instagram: "Steve Cooper largohet nga pozita e tij si trajner i ekipit të parë me efekt të menjëhershëm. Po ashtu, edhe ndihmëstrajneri Alan Tate dhe Steve Rands janë larguar nga klubi. Steve, Alan dhe Steve largohen me falënderimet tona për kontributin e tyre gjatë kohës që ishin me klubin dhe me urimet tona më të mira për të ardhmen.”

Stërvitjet e ekipit të parë do të mbikëqyren nga Ben Daëson, i mbështetur nga trajnerët Danny Alcock dhe Andy Hughes, ndërsa klubi nis procesin për emërimin e një trajneri të ri, të cilin shpresojmë ta përfundojmë sa më shpejt."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 24 Nëntor 2024, 11:28

Dita e Ruben Amorimit ka ardhur…

ANGLI - Epoka e Ruben Amorimit në krye të Man.United fillon sot pasdite. Vizita në Ipswich shërben si pagëzim i trajnerit portugez n&...