Sport

VIDEO / Amorim debuton me barazim në premierën e Manchester United!

"Djajtë e Kuq" në avantazh vetëm 81 sekonda pas fillimit. Megjithatë, vendasit arritën të barazojnë me anë të Hutchinson në minutën e 43-të, 1-1, që është dhe rezultati përfundimtar i kësaj sfide.

24 Nëntor 2024, 20:55 Nga DOSJA
VIDEO / Amorim debuton me barazim në premierën e Manchester United!

ANGLI - Debutimi i Ruben Amorim në pankinën e Manchester United arrin në objektin sugjestionues të Portman Road përballë Ipswich, me portugezin që merr stafetën nga Erik ten Hag pas një muaji. Në mes, mbretërimi i shkurtër i Ruud van Nistelrooij, i fundit që shënoi një gol për "Djajtë e Kuq" në Premier League në këtë stadium (në vitin 2002).

Ndeshja e parë e ish-trajnerit të Sporting Lisbonës në Angli fillon në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi Rashford i kalon Djajtë e Kuq në avantazh vetëm 81 sekonda pas fillimit. Megjithatë, vendasit arritën të barazojnë me anë të Hutchinson në minutën e 43-të, 1-1, që është dhe rezultati përfundimtar i kësaj sfide. "Djajtë e Kuq" rriten në 16 pikë, ndërsa Ipswich është i treti nga i fundit me 9 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 24 Nëntor 2024, 11:28

Dita e Ruben Amorimit ka ardhur…

ANGLI - Epoka e Ruben Amorimit në krye të Man.United fillon sot pasdite. Vizita në Ipswich shërben si pagëzim i trajnerit portugez n&...