Sport

Nuk ka fitues mes Elbasanit dhe Tiranës, një pikë që nuk “vlen” për askënd!

Një rezultat 1-1 që nuk kënaq asnjërën palë, pasi humbën edhe më shumë terren ndaj ekipeve pretendente për titullin.

24 Nëntor 2024, 20:42 Nga DOSJA

Nuk ka fitues mes Elbasanit dhe Tiranës, një pikë që nuk

ELBASAN - AF Elbasani dhe Tirana ndanë pikët në “Elbasan Arena”, ku u zhvillua një ndeshje mjaft interesante, me raste e shumë emocione, por që nuk nxori një fitues. Një rezultat 1-1 që nuk kënaq asnjërën palë, pasi humbën edhe më shumë terren ndaj ekipeve pretendente për titullin.

Pjesa e parë, edhe pse e luftuar dhe me episode interesante në të dyja portat, u mbyll me rrjeta të paprekura. Me fillimin e pjesës së dytë, Lleshi pretendon për penallti kundër Tiranës, por Ferataj vazhdon lojën. Tirana arrin ta mbyllë me gol aksionin e saj (shënon Gjumsi), por me ndërhyrjen e sistemit VAR përmbyset situata në avantazh të AF Elbasanit.

Ferataj pasi ka parë rastin në sistemin VAR, vendos të anulojë golin e Tiranës dhe akordon penallti për Elbasanin. Ekzekutimin e 11-metërshit e merr përsipër Hila që nuk gabon, 1-0.

Shumë e shpejtë kundërpërgjigjja e Tiranës: Dembele barazon sfidën pasi u ekzekutua një goditje këndi. Festë bardheblu, ndërsa ka përplasje te stolat përkatëse. Guranjaku dhe Dervishi largohen me karton të kuq nga Ferataj.

Në minutat në vijim loja u zhvillua mjaft dinake, me momente interesante, por nuk pati më ndryshim rezultatit, me skuadrat të detyruara të pajtoheshin me nga një pikë të fituar.

Nuk ka fitues mes Elbasanit dhe Tiranës, një pikë që nuk

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 24 Nëntor 2024, 11:28

Dita e Ruben Amorimit ka ardhur…

ANGLI - Epoka e Ruben Amorimit në krye të Man.United fillon sot pasdite. Vizita në Ipswich shërben si pagëzim i trajnerit portugez n&...