Sport

VIDEO / Liverpool fiton dhe arratiset në krye, Salah i afrohet Haaland!

10 gola në total për egjiptianin në këtë sezon në Premier League, i dyti në renditjen e golashënuesve me dy më pak se Erling Haaland.

24 Nëntor 2024, 21:23 Nga DOSJA
VIDEO / Liverpool fiton dhe arratiset në krye, Salah i afrohet Haaland!

ANGLI - Në “St. Mary's Stadium” të Southamptonit u zhvillua një nga ndeshjet me spektakolare të javës së 12-të të Premier League-s. Liverpooli arriti mes shumë sakrificash të merrte tri pikur e radhës falë fitores 2-3, duke krijuar një shkëpytje për tetë pikësh me Manchester City-n.

Shënuan të parët miqtë me Szoboszlain, por futbollistët e Southamptonit arritën të përmbysnin shifrat me Armstrong, që realizoi me penallti, dhe Fernandes, para se Salah të gjente dy herë rrjetën (një me penallti).

10 gola në total për egjiptianin në këtë sezon në Premier League, i dyti në renditjen e golashënuesve me dy më pak se Erling Haaland.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll