Politike

Berisha: Në sallën ku zhvillohej takimi dhe përreth tij shqiptarët u ngritën për t'i treguar Londrës se këtu flet një narkodiktator

Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se emigrantët shqiptarë të cilët i cilësoi si heronj të vërtetë ia thanë në sy kryeministrit, Edi Rama të zezat e tij ndërsa protestuan kundër shndërrimit të Shqipërisë. Ai shtoi se emigrantët shihnin te Rama, njeriun që helmoi me drogë, mijëra e mijëra të rinj.

24 Nëntor 2024, 20:17 Nga N.F
Berisha: Në sallën ku zhvillohej takimi dhe përreth tij
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur para banesës. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se emigrantët shqiptarë të cilët i cilësoi si heronj të vërtetë ia thanë në sy kryeministrit, Edi Rama të zezat e tij ndërsa protestuan kundër shndërrimit të Shqipërisë. Ai shtoi se emigrantët shihnin te Rama, njeriun që helmoi me drogë, mijëra e mijëra të rinj.

Berisha shtoi se në sallën ku zhvillohej takimi dhe përreth tij, shqiptarët u ngritën për t'i treguar Londrës, Britanisë së Madhe dhe botës, se këtu flet një narkodiktator, një kriminel pa moral. Ai shtoi se ata u ngritën sepse vendi i tyre nga Edi Rama është bërë vendi i burgosjeve politike dhe i persekutimit politik. 

Fjala e Berishës:

Ata heronj të vërtetë që ja thanë në sy diktatorit të zezat e tij, protestuan aty kundër shndërrimit të Shqipërisë në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Ata shihnin te Edi Rama, Ediskobarin e Europës, njeriun që helmoi me drogë, mijëra e mijëra të rinj. Njeriun që me drogën e tij, shkatërroi mijëra e mijëra ekonomi në këtë vend. Njeriun që me drogën e tij, shkatërroi të gjitha remitancat që ata dërgojnë tek njerëzit e tyre, duke i zhvlerësuar ata të paktën me 40%.


Në sallën ku zhvillohej takimi dhe përreth tij, për ti treguar Londrës, Britanisë së Madhe dhe botës, se këtu flet një narkodiktator, një kriminel pa moral, u ngritën sepse vendi i tyre nga Edi Rama është vendi i burgosjeve politike, vendi i persekutimit politik. Se në vendin e tyre, drejtësia e Dumanëve, e Irenës me 5 mbiemra është shndërruar në armën e dashur të partisë kundër kundërshtarëve politikë. Ata u ngritën si luanë në sallën ku fliste diktatori dhe shpura e tij e fëlliqur, për të mbështetur rezolutat historike të organizatave planetare, botërore në të cilat Shqipëria denoncohet si shteti që nuk bën zgjedhje të lira, si narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, si shteti i ndërmarrjes së përbashkët të pushtetit me krimin.

Si shteti i varfërimit progresiv. Ata të cilët u ngritën me guxim si guerrilas heronj në sallën ku fliste diktatori, para suitës së tij kriminale. U ngritën në emër të nxënësve të Shqipërisë, të cilët panë në 8 vite të rrokullisej shkolla e tyre në katakombet e historisë, në honet e historisë, të zbresi me 69 pikë si asnjë vend tjetër në botë, të pësojë rrokullisjen më të madhe në botë. Pikërisht nga vjedhja, korrupsioni, politizimi ekstrem i mësuesit, i mësueses, nga partia e krimit. Rrallë ndonjëherë në histori, shqiptarët dhe Shqipëria të ketë patur zëdhënës kaq të shkëlqyer, kaq dinjitoz, kaq kurajoz sa zëdhënësit e tyre në tubimin me banditë dhe kriminelë, patronazhistë të Edi Ramës në Londër.

berisha rama

Sondazh

Poll