Politike

"Kishte marrë masat të ua thyente kafkën," Berisha: Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të keqtrajtohen kafshërisht protestuesit paqësor!

Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se nuk ka ndodhur ndonjëherë, që të keqtrajtohen kafshërisht protestuesit paqësor që me guxim paraqisnin kërkesat e tyre. Ai shtoi se kryeministri, Edi Rama shkoi për të kërkuar votën e emigrantëve, që jetojnë në një vend ku secili mund të thotë mendimin e tij.

24 Nëntor 2024, 19:43 Nga N.F
"Kishte marrë masat të ua thyente kafkën," Berisha: Nuk
Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur para banesës. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se nuk ka ndodhur ndonjëherë, që të keqtrajtohen kafshërisht protestuesit paqësor që me guxim paraqisnin kërkesat e tyre. Ai shtoi se kryeministri, Edi Rama shkoi për të kërkuar votën e emigrantëve, që jetojnë në një vend ku secili mund të thotë mendimin e tij.

Berisha thekosi se emigrantët shqiptarë jetojnë në një vend që pranon mendimin ndryshe ndërsa tregoi tastin ku pak javë më parë në turin historik të mbretit Charls i III në Neozelandë një deputete në një sallë të vogël u ngrit dhe bërtiste kundër madhërisë së tij. Ai shtoi se deputetja nuk u godit, nuk u zvarrit, u largua njerëzisht me të butë dhe nuk pati asnjë lloj pasoje. Berisha shtoi se Rama kishte marrë masat të ua thyente kafkën, tu thyente brinjët, klavikulat, atyre që do të guxonin të shfaqeshin aty ku ai mbante fjalën e tij.

Fjala e Berishës:

Të dashur miq! Nuk ka ndodhur ndonjëherë, që të keqtrajtohen kafshërisht protestuesit paqësor që me guxim paraqisnin kërkesat e tyre. Por në gjuhën e tij atërore, bastardit i xhelatit Kristaq Rama i shpalli atje fjalimin e tij, si diversantë. Shkoi pra, për të kërkuar votën e emigrantëve, që jetojnë në një vend ku secili mund të thotë mendimin e tij. Jetojnë në një vend që pranon mendimin ndryshe, në një vend në të cilin vetëm pak javë më parë në turin historik të mbretit Charls i III në Neozelandë një deputete në një sallë të vogël do të ngrihej dhe do të bërtiste, do të hidhte slogane kundër madhërisë së tij.


Por deputetja nuk u godit, nuk u zvarrit, u largua njerëzisht me të butë dhe nuk pati asnjë lloj pasoje. Kurse bastardi kishte marrë masat të ua thyente kafkën, tu thyente brinjët, klavikulat, atyre që do të guxonin të shfaqeshin aty ku ai mbante, fjalën e tij të neveritshme. Duke treguar kështu se cila është motoja e vërtetë e kërkimit të votës, ndaj emigracionit shqiptar. Të dashur miq, në emrin tuaj unë shpreh mirënjohjen më të pakufishme ndaj atyre qindra e qindra protestuesve që me revoltën e tyre mbrojtën, nderin, dinjitetin e shqiptarit, përfaqësuan opozitën demokratët, përfaqësuan mbarë shqiptarët pavarësisht nga partitë e tyre, për guximin, dhe i garantoj se dhunuesit e tyre dhe Edi Rama do të përgjigjen gjer në një për aktet kafshërore të papara ndonjëherë në një takim, të quajtur elektoral.

berisha rama takimi me emigrantet ne londer

Sondazh

Poll