Politike

Bardhi takim me fermerët: Divjaka ka vuajtur rëndë pasojat e keqqeverisjes 12-vjeçare Ramës! Mungesa e mbështetjes i ka varfëruar

Ai shtoi se Divjaka ka vuajtur rëndë pasojat e keqqeverisjes 12-vjeçare të Edi Ramës. Sipas tij mungesa e mbështetjes së duhur për bujqësinë, jo vetëm ka shtuar varfërinë, por i ka detyruar që të largohen nga vendi. 

24 Nëntor 2024, 16:15 Nga N.F
Bardhi takim me fermerët: Divjaka ka vuajtur rëndë pasojat e
Takimi

DIVJAKË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka takuar ditën e sotme fermërët e Divjakës. Përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" Bardhi shkruan se ata do të jenë në në çdo derë, në çdo lagje dhe në çdo qytet për të ndërtuar të gjithë bashkë projektin e transformimit për mirë të qarkut të Fierit dhe gjithë Shqipërisë.

Gjatë takimit të Divjakë fokusi ishte organizimi elektoral i partisë. Ai shtoi se Divjaka ka vuajtur rëndë pasojat e keqqeverisjes 12-vjeçare të Edi Ramës. Sipas tij mungesa e mbështetjes së duhur për bujqësinë, jo vetëm ka shtuar varfërinë, por i ka detyruar që të largohen nga vendi. 

Bardhi tha se fermerët e Divjakës kanë mjaftueshëm arsye jo vetëm për të ndryshuar këtë realitet të trishtë zgjedhjet e ardhshme, por edhe për tu bashkuar në protestën e ditës së martë në Tiranë.

“Do jemi në çdo derë, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo qytet, për të ndërtuar të gjithë bashkë projektin e transformimit për mirë të qarkut të Fierit dhe gjithë Shqipërisë. Sot në Divjakë, me strukturat e partisë në njësinë administrative Gradishtë dhe Remas. Në fokus organizimi elektoral i partisë. Divjaka ka vuajtur rëndë pasojat e keqqeverisjes 12-vjeçare të Edi Ramës.

Mungesa e mbështetjes së duhur për bujqësinë, jo vetëm ka shtuar varfërinë, por i ka detyruar që të largohen nga vendi. Fermerët e Divjakës kanë mjaftueshëm arsye jo vetëm për të ndryshuar këtë realitet të trishtë zgjedhjet e ardhshme, por edhe për të na u bashkuar në protestën e ditës sëmartë, ora 17:00, në sheshin Willoson, në Tiranë”, shkruhet në postim.

Bardhi takim me fermerët: Divjaka ka vuajtur rëndë pasojat e

bardhi rama divjake fermere

Sondazh

Poll