Politike

"Një partneritet në rritje në dobi të qytetarëve dhe sigurisë", Osmani: Kosova dhe Kanadaja fillojnë programin e bashkëpunimit për trajnimin ushtarak

Sipas Osmanit, lajmi është komunikuar gjatë Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax nga ministri kanadez i Mbrojtjes, Bill Blair.

24 Nëntor 2024, 17:53 Nga N.F
"Një partneritet në rritje në dobi të qytetarëve
Takimi

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në "Facebook" ka bërë të ditur se Kosova dhe Kanadaja do të fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak. Sipas Osmanit, lajmi është komunikuar gjatë Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax nga ministri kanadez i Mbrojtjes, Bill Blair.

Së bashku me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, Osmani takuan ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, Bill Blair, i cili u dha lajmin e mirë rreth këtij programi, pas kërkesës që iu bë ish-ministres së Mbrojtjes gjatë vizitës së mëparshme në Kanada.

"Një lajm i mrekullueshëm sot nga Halifaxi: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak. Së bashku me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, takuam ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, Bill Blair, i cili na dha lajmin e mirë rreth këtij Programi, pas kërkesës që ia kam bërë ish-Ministres së mbrojtjes gjatë vizitës sime të mëparshme në Kanada. Kosova dhe Kanadaja - një partneritet në rritje në dobi të qytetarëve, paqes dhe sigurisë," shkruhet në postimin e Osmanit.

"Një partneritet në rritje në dobi të qytetarëve

kosova kanadaja trajnim ushtarak

Sondazh

Poll