24 Nëntor 2024, 19:55
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur para banesës. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se kryeministri, Edi Rama zgjodhi Londrën për sulme fizike ndaj kundërshtarëve. Ai shtoi se Rama sot dëshmoi fytyrën e tij se çfarë është i aftë ai të bëjë jo vetëm në Shqipëri, por në dherat e tjera, ndaj kundërshtarëve të tij politik.
Kreu i PD-së tha se qindra protestues në Londër u kacafytën me kriminelët e Edi Ramës, Taulant Ballës, ministrave, bashkiakëve të tyre që po protestonin aty për shpirtin e Martin Canit, të cilit i morën jetën në duart e shkollës. Berisha theksoi se të gjitha përgjegjësit rrahin gjoksin pas krimit makabër dhe shpallin pafajësinë e tyre dhe se krimin e kreu TikTok-u, Snapchati. Ai shtoi se Rama po përdor krimin për të mbyllur TikTok-un për arsye se është shndërruar në një mjet shkatërrimtar për të dhe për bandat e tij.
Fjala e Berishës:
Të dashur miq! Ilir Meshi të cilit ne i urojmë shërim dhe që aktualisht është në gjendje të rëndë.
Fatri Limanit, Taulant Omit, Xhiglent Grifit dhe shumë e shumë të tjerëve, gjer fëmijës 6 vjeç që e përgjakën në sallën ku fliste narkodiktatori, u mbetemi borxhli për aktet e tyre burrërore. Edi Rama zgjodhi Londrën për sulme fizike ndaj kundërshtarëve. Ja ku zotohemi se të gjithë ne do të jemi, Ilir Mesh, Taulant Omit, Fatri Limanit, Xhiglent Grif, do të jemi të vendosur të përballemi dhëmb për dhëmb me këtë bastard që është i aftë të kryejë akte që tejkalojnë çdo lloj imagjinate, çdo lloj norme.
Edi Rama sot dëshmoi fytyrën e tij se çfarë është i aftë ai të bëjë jo vetëm në Shqipëri, por në dherat e tjera, ndaj kundërshtarëve të tij politik. Ky kriminel bir krimineli, nuk ka paqe në shpirtin e tij. Ka kryer krime të shëmtuara dhe e di që e pret ferri i krimeve të veta. Qindra protestues në Londër, të gjithë ata që u kacafytën me kriminelët e Edi Ramës, Taulant Ballës, ministrave, bashkiakëve të tyre, po protestonin aty për shpirtin e Martin Canit, të cilit i morën jetën në duart e shkollës, shkollës publike, shkollës shtetërore, por që njëri pas tjetrit, ata që mbajnë të gjitha përgjegjësitë rrahin gjoksin pas krimit makabër, shpallin pafajësinë e tyre dhe krimin e kreu Tik Toku, Snapchati, paçka se Edi Rama po përdor krimin për të mbyllur Tik Tokun për arsye se është shndërruar në një mjet shkatërrimtar për Edi Ramën, për Lubi Ballukun, për bandat e tij.
berisha rama vrasja e martin canit
Politike
24 Nëntor 2024, 19:43
N.F
Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të mb...
Politike
24 Nëntor 2024, 19:31
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të m...
Politike
24 Nëntor 2024, 19:17
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Partia Demokratike ka paralajmëruar prej ditësh se do të zhvillojnë një protestë më da...
Politike
24 Nëntor 2024, 19:00
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar për mes një postimi në "Facebook" në lidhje me takimin e zhvilluar ditë...
Politike
24 Nëntor 2024, 17:53
N.F
Takimi
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në "Facebook" ka bërë të ditur se Kosova...
Politike
24 Nëntor 2024, 16:15
N.F
Takimi
DIVJAKË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka takuar ditën e sotme fermërët e Divjakës....
Politike
24 Nëntor 2024, 15:08
ZH.LL
Edi Rama
LONDËR- Kryeministri Edi Rama teksa i falenderoi emigrantët shqiptarë për pjesëmarrjen, në mbyllje të fjalimit ...
Politike
24 Nëntor 2024, 14:38
ZH.LL
Edi Rama
LONDËR- Kryeministri Edi Rama u bëri apel emigrantëve shqiptarë Britani që të kthehen dhe të investojn&eum...
Politike
24 Nëntor 2024, 14:43
r.ll
edi rama
LONDËR- Nuk kanë munguar sulmet ndaj opozitës dhe udhëheqësve të saj në fjalimin e kryeministrit Edi Rama n&eum...
Politike
24 Nëntor 2024, 14:30
r.ll
pamje nga perplasja
LONDËR- Teksa kryeministri Edi Rama mban fjalën para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të ...