Politike

"Nuk do tradhtoj askënd!" Rama u premton shqiptarëve në Londër: Kurrë s'do bëj fajin t'ju ha prapa shpinës

Rama shtoi më tej, se i pranon gabimet e tij dhe thotë që sigurisht ka bërë faje në qeverisjen e tij. Por, kreu i qeverisë shqiptare thekson se kurrë nuk do të bëjë fajin që t’i hajë shqiptarët pas shpine

24 Nëntor 2024, 15:08 Nga ZH.LL
"Nuk do tradhtoj askënd!" Rama u premton shqiptarëve në
Edi Rama

LONDËR- Kryeministri Edi Rama teksa i falenderoi emigrantët shqiptarë për pjesëmarrjen, në mbyllje të fjalimit të tij, u premtoi se nuk do t'i tradhtojë ata që i kanë dhënë besimin. 

Rama shtoi më tej, se i pranon gabimet e tij dhe thotë që sigurisht ka bërë faje në qeverisjen e tij. Por, kreu i qeverisë shqiptare thekson se kurrë nuk do të bëjë fajin që t’i hajë shqiptarët pas shpine

"Do më lejoni t’ju falënderoj me shumë mirënjohje që morët rrugën për të ardhur gjer këtu, sepse vetëm në Shqipëri makina të le ke dera e shtëpisë dhe të ndalon te dera e dyqanit. Këtu është më e ngatërruar edhe rruga, rrugët e Lodrës janë shumë të gjata. Dhe ju siguroj nga zemra që qysh se fal votës së shqiptarëve që kam hyrë në zyrën kryeministrit dhe kurrë, kurrë nuk do tradhtoj askënd që më ka dhënë besimin dhe nuk diskutohet që kam bërë dhe unë gabimet e mia dhe do bëj dhe unë gabime të reja mundësisht dhe jo gabime të vjetra, sepse nuk ka njeri që është i pagabueshëm por të jeni të sigurt se kurrë kurrë as nuk kam bërë as s’do e bëj deri ditën e fundit fajin që t’iu ha prapa shpine.", u shpreh Rama.

edi rama turi me diasporen londer

Sondazh

Poll