24 Nëntor 2024, 11:28
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha sot në Konferencën për Pjesëmarrjen e Grave në Proceset Politike dhe Fitoren e Zgjedhjeve të organizuar nga Lëvizja Demokratike e Gruas, se testi i Flint ka faktuar se intelekti tek gratë dhe vajzat është më i avancuar se sa tek burrat dhe djemtë. Kjo, sipas Berishës, do të thotë se shpalosja e të gjithë potencialit të vajzave dhe grave në shërbim të shoqërisë, është një domosdoshmëri e madhe.
Ai tha se PD do të bëjë gjithçka, në betejën që duhet të rrafshojë "murin e patriarkisë", për të cilin u shpreh se është dhunuesi më i madhi i lirive dhe të drejtave njerëzore sot.
"U ndala në këtë moment, jo për të bërë politikë, por nuk mund të mohohet se mizogenia e Edi Ramës, është në vetvete një problem madhor, për gratë, vajzat, shoqërinë shqiptare. Partia Demokratike qëndrimin e saj ndaj grave dhe vajzave e konsideron një qëndrim themelor të emancipimit tonë shoqëror, të shpalosjes së të gjitha potencialeve njerëzore të pashtershme.
Është një anë pozitive sot, falë karakterit të tyre dhe të familjeve tyre, ato dominojnë në shkollat e larta të vendit. Testi i Flint, vitet e fundit në mënyrë të përsëritur fakton se intelekti tek gratë dhe vajzat është më i avancuar se sa tek burrat dhe djemtë, çka do të thotë se promovimi, lufta kundër murit të patriarkisë, krijimi i mundësive për shpalosjen e të gjithë potencialit të vajzave dhe grave në shërbim të shoqërisë, është një domosdoshmëri e madhe.
Ju garantoj se, ne do të bëjmë gjithçka së bashku me ju, në betejën pa ndërprerë kundër çdo forme diskriminimi, në një betejë që duhet të rrafshojë murin e patriarkisë, një dhunues më i madhi i lirive dhe të drejtave njerëzore sot. Ju uroj suksese dhe ju falënderoj shumë për kontributin shumë të çmuar që jepni në Partinë Demokratike, në parlament dhe në shoqërinë tonë.", tha Berisha.
sali berisha
Politike
24 Nëntor 2024, 11:15
r.ll
sali berisha
TIRANË- Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë dhe Fondacionit Jarl Hjalmarson ka organizuar ditën e sotme Ko...
Politike
24 Nëntor 2024, 11:09
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në Konferencën për Pjesëmarrje...
Politike
24 Nëntor 2024, 09:25
r.ll
foto e postuar nga rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim rreth më pak se tre orë para takimit me shqiptar&eum...
Politike
24 Nëntor 2024, 08:07
r.ll
TIRANË- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takim me shqiptarët në Londër. Kjo vizitë vjen në kua...
Politike
23 Nëntor 2024, 22:38
I.A
SHBA- Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë në një...
Politike
23 Nëntor 2024, 22:11
I.A
KOSOVË- Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, por para-fushata e tyre ka shkak...
Politike
23 Nëntor 2024, 19:39
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjene e sotme u ka bërë thirrje qytetar...
Politike
23 Nëntor 2024, 19:33
I.A
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme tha se, një pensionist me 1...
Politike
23 Nëntor 2024, 19:26
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, PD do ti deklaroi luftë të egër mjerimit dhe varf...
Politike
23 Nëntor 2024, 18:33
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur për protestën e 26 nëntorit tha se tre ditë kohë...