Politike

Berisha: Beteja e grave për afirmimin e rolit përcaktues në shoqëri, është një betejë që përballet me murin mijëravjeçar të patriarkisë

Sipas Berishës, beteja kundër këtij "murit të patriarkisë", është një nga betejat më të rëndësishme për emancipimin njerëzor.

24 Nëntor 2024, 11:09 Nga r.ll
Berisha: Beteja e grave për afirmimin e rolit përcaktues në
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në Konferencën për Pjesëmarrjen e Grave në Proceset Politike dhe Fitoren e Zgjedhjeve organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë dhe Fondacionit Jarl Hjalmarson.

Berisha u shpreh se beteja për afirmimin e rolit përcaktues të grave në shoqëri dhe në vend, është një betejë e vështirë që përballet me murin mijëra vjeçar të patriarkisë. Sipas tij, beteja kundër këtij "muri", është nga betejat më të rëndësishme për emancipimin njerëzor.

"Mirëmëngjesi dhe një përshëndetje të përzemërt, për ju Albana, për të gjitha zonjat dhe zonjushat e pranishme, deputete drejtuese të PD, por në mënyrë të veçantë unë dua të përshëndes praninë në këtë aktivitet tuajin shumë të rëndësishëm, të Margareta Cederfeldt, deputete dhe anëtare e Komisionit të Jashtëm të parlamentit të Mbretërisë së Suedisë.
Zonjën Hanna Werner, anëtare e Këshillit të qarkut, zonjës Alva-Li Borgs, menaxhere e projektit të fondacionit Jarl Hjalmarson Foundation.

Tu shpreh mirënjohjen time të thellë për praninë e tyre në këtë aktivitet, një mbështetje shumë e çmuar për Lidhjen Demokratike të Gruas në Shqipëri dhe për Partinë Demokratike. I dërgoj një përshëndetje të përzemërt, mikeshës tonë të çmuar, zonjës Eva Gustavson. Kam ndjekur me interes punimet e kësaj konference, e cila vërtetë mblidhet në një klimë elektorale, por mblidhet për një problem themelor të PD-së dhe shoqërisë tonë, rolin, potencialin e madh të gruas në zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe në fitoren elektorale të zgjedhjeve, por dhe në drejtimin e Shqipërisë.

Të nderuara zonja, beteja juaj për afirmimin gjithnjë e më të madh të rolit tuaj përcaktues në shoqëri dhe në vend, është një betejë e vështirë, është një betejë që përballet me murin mijëra vjeçar të patriarkisë, i cili defakto është sot dhunuesi më kryesor i lirive dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri, Europë dhe botë. Beteja kundër këtij muri, beteja për rrëzimin e tij është nga betejat më të rëndësishme për emancipimin njerëzor dhe ju me përpjekjet tuaja, jepni një kontribut shumë të çmuar.", tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll