Politike

Berisha: Kemi tre ditë kohe, janë të mjaftueshme që shqiptarët të vërshojnë drejt Tiranës

Po ashtu Berisha u shpreh se kto tre ditë janë të mjaftueshme edhe për shqiptarët në të katër anët e dheut.

23 Nëntor 2024, 18:33 Nga I.A
Berisha: Kemi tre ditë kohe, janë të mjaftueshme që
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur për protestën e 26 nëntorit tha se tre ditë kohë janë të mjaftueshme që shqiptarët të vërshojnë drejt Tiranës. Po ashtu Berisha u shpreh se kto tre ditë janë të mjaftueshme edhe për shqiptarët në të katër anët e dheut. 

"Sirenat për narkodiktaturën në Shqipëri po bien në të katër anët e planetit. Është detyra jonë dhe ne do e përmbushim këtë detyrë. Ndaj dhe sipas planit të caktuar, Tirana në duart e qytetarëve të revoltuar. Kemi tre ditë kohe, janë të mjaftueshme jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri, por për shqiptarët në të katër anët e dheut të vërshojnë drejt Tiranës. Nuk do zgjatem më shumë. Ju uroj suksese. Të qëndrojmë në lartësinë e thirrjes së kohës. Koha na thërret! Është radha jonë. Është radha jonë. Është radha jonë! Faleminderit," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll