23 Nëntor 2024, 19:39
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjene e sotme u ka bërë thirrje qytetarëve që marrin pjesë në protestën e ditës së martë në orën 5. Berisha gjithashtu u shpreh se të gjithë qytetarët të mblidhen në marshimin kundër qeveritarëve të pashpirtë.
"Në qoftë se ne nuk i shuajmë, nuk i heshtim sirenat e mjerimit dhe të varfërisë, Shqipërinë nuk e bëjmë një vend të jetueshëm për shqiptarët dhe ky është kushti i të gjitha kushteve. Pra, të ngrihemi të gjithë për t’i numëruar ditët këtij regjimi të pamëshirë, këtij regjimi të egër, antishqiptar. Këtij regjimi, i bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve. Këtij regjimi të mercenarëve që nuk kanë ligj, Kushtetutë as moral. Të individëve që deklarojnë se kanë tre apartamente me rrogë shteti.
A keni parë ju një specie të tillë njerëzore? Po kush është ai që blen tre apartamente me rrogë? Kujt i dalin rrogat për të blerë tre apartamente? Atyre që lajnë para të pista.
Pra, një Shqipëri krejt tjetër do jetë projekti ynë për Shqipërinë. Një Shqipëri krejt tjetër për fëmijët. Një Shqipëri krejt tjetër për studentët, për të rinjtë. Një Shqipëri krejt tjetër në qëndrimin e saj ndaj emigrantëve, bijave dhe bijve të saj. Një mjedis për investimet e tyre, më të favorshmin që mund të imagjinojmë. Shqipërinë po e shkatërrojnë hajdutët e saj, po le të ndahemi prej tyre. Ndaj dhe të bashkohemi të gjithë. Ditën e martë, në ora 5, Tirana e qytetarëve. Tirana e shqiptarëve. Marshim në Tiranë! Marshim në Tiranë kundër këtyre qeveritarëve të pashpirt, kundër këtyre zuzarëve që nuk kanë nder as moral, që nuk ua ndjen për asgjë,që fyejnë dhe poshtërojnë një komb të tërë. Zemërim dhe revoltë. Revoltë dhe zemërim. Në këmbë shqiptarë. Është radha jonë. Është radha jonë. Fitore, fitore, fitore!" tha Berisha.
sali berisha
Politike
23 Nëntor 2024, 19:33
I.A
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme tha se, një pensionist me 1...
Politike
23 Nëntor 2024, 19:26
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, PD do ti deklaroi luftë të egër mjerimit dhe varf...
Politike
23 Nëntor 2024, 18:33
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur për protestën e 26 nëntorit tha se tre ditë kohë...
Politike
23 Nëntor 2024, 18:30
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës Sali berisha ka paralajmëruar ministrin e Brendshëm dhe drejtuesit e policisë që ...
Politike
23 Nëntor 2024, 18:24
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se brenda një kohe të shkurtër ka një përmbysje të plotë të...
Politike
23 Nëntor 2024, 18:20
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar nga ata një mobilizim të jashtëzakonshëm.&nb...
Politike
23 Nëntor 2024, 18:16
E. D
Genc Gjokutaj
TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj, është shprehur se, pritet botimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Fletoren ...
Politike
23 Nëntor 2024, 18:04
E.d
Edi Paloka
TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka zbardhur skenarin e protestës së 26 nëntorit n&eum...
Politike
23 Nëntor 2024, 16:32
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ervin Salianji, nga qelia ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit në vend, ndërsa vë theksin se duhet manife...
Politike
23 Nëntor 2024, 15:53
I.A
Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi
TIRANË- Gjykata e Lartë ka regjistruar një kërkesë të kreut të Partisë Demo...