23 Nëntor 2024, 19:33
Nga I.A
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme tha se, një pensionist me 120 euro pension, e paguan energjinë elektrike njësoj si Kreu i SPAK Altin Dumani që e ka rrogën 7 mijë euro. Gjithashtu lideri i opozitës u shpreh se këto pabarazi të tmerrshme do marrin fund.
"Ndaj dhe ne zotohemi për një shpërndarje krejt tjetër të buxhetit të shtetit. Nuk mundet kurrë që 800 mijë pensionistë, nuk mund të imagjinohet më të marrin prej tij gjithsej 16 milionë. Jo, jo. Këto kohëra do perëndojnë. Shqipëria, t’u them të vërtetën, po bëhet copë-copë nga kjo varfëri e frikshme në rritje për shkak të vjedhjes së papërmbajtur të të ardhurave, për shkak të shpërndarjes pa shpirt të tyre. Ndaj ne zotohemi se në raport me buxhetin, me paratë e shtetit, që janë të publikut, me të mirat kombëtare, më i pari do jetë qytetari. Dhe para së gjithash, ai që është më në nevojë. Të dashur miq, shqiptarët emigrojnë, shkojnë në një komunë apo në një bashki në një vend tjetër, ku komuna ua paguan energjinë, qiranë.
Kurse këtu burgosen po të mos kenë para për të paguar energjinë. Nuk do ndodhë më kurrë. Do marrë fund kjo kohë. Do bëjmë një ndarje tjetër, krejt tjetër të të ardhurave. Do bëjmë një ndarje që nuk e ka njohur Shqipëria kurrë më parë. Të dashur miq, Italia nivelin e varfërisë e ka 780 euro. Por pyesni pak miqtë dhe njerëzit tuaj në Itali, absolutisht ushqimet i kanë më lirë se në Shqipëri. Imagjinoni pra, shqiptari me ushqime më të shtrenjta se në Itali dhe merr një pension 100-180 euro. Një përqeshje, një pamëshirë ndaj tij.
Do marrin fund këto. Një grup specialistësh më të mirë do merren për krijimin e një kuadri të ri ligjor, i cili zhduk këtë pabarazi të tmerrshme që ekziston. Imagjinoni ju, pensionisti me 120 euro pensionin, e paguan energjinë me të njëjtin çmim sa Dumani me 7 mijë euro rrogën. Imagjinoni pra, merr sa 70 pensionistë dhe paguan energjinë njëlloj si ai. Imagjinoni çfarë bëhet me energjinë që vidhet. Në një kohë kur falë asaj politike që ndoqëm me ujërat e vendit, sot është dyfishuar prodhimi i energjisë në vend. Këto pabarazi do marrin fund," tha Berisha.
sali berisha
Politike
23 Nëntor 2024, 19:26
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, PD do ti deklaroi luftë të egër mjerimit dhe varf...
Politike
23 Nëntor 2024, 18:33
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur për protestën e 26 nëntorit tha se tre ditë kohë...
Politike
23 Nëntor 2024, 18:30
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës Sali berisha ka paralajmëruar ministrin e Brendshëm dhe drejtuesit e policisë që ...
Politike
23 Nëntor 2024, 18:24
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se brenda një kohe të shkurtër ka një përmbysje të plotë të...
Politike
23 Nëntor 2024, 18:20
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar nga ata një mobilizim të jashtëzakonshëm.&nb...
Politike
23 Nëntor 2024, 18:16
E. D
Genc Gjokutaj
TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj, është shprehur se, pritet botimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Fletoren ...
Politike
23 Nëntor 2024, 18:04
E.d
Edi Paloka
TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka zbardhur skenarin e protestës së 26 nëntorit n&eum...
Politike
23 Nëntor 2024, 16:32
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ervin Salianji, nga qelia ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit në vend, ndërsa vë theksin se duhet manife...
Politike
23 Nëntor 2024, 15:53
I.A
Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi
TIRANË- Gjykata e Lartë ka regjistruar një kërkesë të kreut të Partisë Demo...
Politike
23 Nëntor 2024, 14:49
M.B
Tedi Blushi
SHKODRA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi nisi nga Shkodra takimet me Strukturat Vendore...