Politike

Rama mesazh para ndalesës në Londër: Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë së Madhe

Takimi i sotëm vjen në kuadër të turit "Krenar për Shqipërinë" dhe pas vendosjes të së drejtës së votës për çdo shqiptar jashtë vendit. 

24 Nëntor 2024, 09:25 Nga r.ll
Rama mesazh para ndalesës në Londër: Takim kuqezi me
foto e postuar nga rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim rreth më pak se tre orë para takimit me shqiptarë në Londër. Kryeministri bëri të ditur në rrjetet sociale se takimi do të mbahet në 12:00.

"MIRËMËNGJES, dhe me kënaqësinë e takimit të sotëm kuqezi me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030, ju uroj një të diel të paqtë.", shkruan Rama në postimin e tij.

Rama mesazh para ndalesës në Londër: Takim kuqezi me
postimi i rames

Takimi i sotëm vjen në kuadër të turit "Krenar për Shqipërinë" dhe pas vendosjes të së drejtës së votës për çdo shqiptar jashtë vendit.  Ky do të jetë takimi i pestë i Ramës me shqiptarët në diasporë në kuadër të turit të tij të bashkëbisedimit dhe zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Rama është takuar më parë me shqiptarët që jetojnë në Athinë, në Milano, New York dhe Selanik.

edi rama

Sondazh

Poll