Aktualitet

“Martin sot na sheh nga lart”/ Qirinjtë ende të ndezur në vendin ku u vra 14-vjeçari: Zoti të donte pranë vetes se ishe shumë i mirë për këtë botë

Po ashtu në letë shkruhet se ai duhet të ishte duke qeshur me çunat e klasës, por Zoti e donte pranë vetes. 

23 Nëntor 2024, 21:56 Nga DOSJA
“Martin sot na sheh nga lart”/ Qirinjtë ende të ndezur
Martin Can

TIRANË- Vrasja tragjike e 14-vjeçarit Martin Cani tronditi mbarë opinion publik. Gjithashtu në vendin ku mbeti i vrarë Martini  qirinjtë vijojnë të jenë të ndezur, ndërsa lulet nuk kanë munguar në asnjë moment. Ndërsa shokët e tij në një letë shkruajnë se Martini u mungon shume dhe kurrë nuk do ti harrojnë syt e tij të bukur si deti. Po ashtu në letë shkruhet se ai duhet të ishte duke qeshur me çunat e klasës, por Zoti e donte pranë vetes. 

“Martin, sot që po e shkruaj këtë letër ti po më sheh nga lart. Na e këpute shpirtin vëllai jonë. Duhet të ishe duke qeshur me çunat e klasës por zoti të donte pranë vetes se ishe shumë i mirë për këtë botë. S’do ti harrojmë kurrë ato sytë e tu të bukur si deti. Po na mungon jashtëzakonisht shumë si mua si çunave se vetëm për të qeshur i bëje”, shkruhet në letër.

vrasja e martin canit

Sondazh

Poll