Aktualitet

Temperatura të ulëta dhe dëborë në Korçë, disa fshatra pa energji elektrike

Gjithashtu bëhet me dije se si pasojë e erërave të forta ka pasur shkëputje të energjisë elektrike në disa fshatra të bashkisë Korçë, Pogradec, Maliq, Kolonjë e Devoll.

23 Nëntor 2024, 14:21 Nga M.B
Temperatura të ulëta dhe dëborë në Korçë,
Foto ilustruese

KORÇA- Temperaturat e ulëta kanë përfshirë qarkun e Korçës prej mbrëmjes të së djeshme nga ku raportohet se në zonat e ulëta ka pasur rreshje shiu të shoqëruara edhe me erë të fortë ndërsa në zonat e larta malore ka pasur rreshje shiu dhe dëbore.

Gjithashtu bëhet me dije se si pasojë e erërave të forta ka pasur shkëputje të energjisë elektrike në disa fshatra të bashkisë Korçë, Pogradec, Maliq, Kolonjë e Devoll. Momentalisht zonat pa energji janë: Bishnicë, Jollë ,Selcë e Sipërme, Goskovë, Lekas, Grabockë, Maliq-Opar,Nikollarë.

korca

Sondazh

Poll