23 Nëntor 2024, 18:11
Nga E. D
Rebani Jaupi
TIRANË- Zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi ka folur lidhur me rastin e vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani, të cilit iu mor jeta me thikë nga bashkëmoshatari i tij. Rebani Jaupi tha se policia e shtetit pati reagim të menjëhershëm për ngjarjen. Jaupi gjithashtu foli dhe për rolin e oficerit të sigurisë në shkollë, duke thënë se e kreu detyrën e tij për rastin.
Jaupi i ftuar në emisionin Kjo Javë në News24 theksoi se vitin e fundit siguria në shkolla ka marrë një vëmendje të veçantë nga Policia e Shtetit. Po ashtu Jaupi u shpreh se duhet bërë më shumë si shoqëri.
"Reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm, brenda 3-4 minutash kanë qenë shërbimet e policisë në vendngjarje. Ka qenë prezente edhe patrulla e përgjithshme. Vitin e fundit siguria në shkolla ka marrë një vëmendje të veçantë. Vitin e kaluar kemi përcaktuar detyrat që secili duhet të ndjekë. Kemi përcaktuar një perimetër të sigurisë, 150-200 metra nga sholla. Kjo u bë që fëmijët të jenë të sigurt jo vetëm në shkollë, por edhe gjatë hyrjes dhe daljes nga ambientet e shkollës. Te perimetri i sigurisë fusim edhe shitjen e ambulantëve, që ishin të pa licencuar që shisnin sende dhe ushqime të pakontrolluara. Është një detyrim i grupit hetimor, i cili është nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.
Hetimin në këtë moment e drejton prokuroria, por ajo që dua të theksoj, mendoj se detyrimet që policia i ka patur, vjen se detyrimet e oficerit në shkolla është kryer, pasi në bazë të protokollit që ka oficeri i policisë, pasi ka dë3gjuar që ka një mosmarrëveshje, dy të miturit janë thirrur, janë ballafaquar dhe kanë rënë dakord që nuk do ta vazhdojnë. Ka njoftuar drejtorinë dhe prindërit. Natyrisht këto janë veprime të dëgjuara nga njëra palë, por dua të theksoj se grupi hetimor ka marrë gjithë personat në pyetje dhe është në dorën e tyre për të gjykuar veprimet dhe mosveprimet. Mendoj se është një ngjarje shumë e rëndë. Nuk duhet të ndodhë në shkollat tona. Jeta është shumë e shtrenjtë. Duhet të bëjmë më shumë si shoqëri. Nuk duhet ta kthejmë edukimin e nxënësve në një ambient të rrethuar me punonjës policie. Duhet një reflektim i gjithë shoqërisë, bashkëpunim i ndërsjelltë i punonjësve të policisë, me prindërit dhe shkollat”, tha Jaupi.
rebani jaupi
Aktualitet
23 Nëntor 2024, 17:24
SHBA- Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-amerikanit Erald Alimehmetit bazuar në akuzën p&eum...
Aktualitet
23 Nëntor 2024, 14:41
M.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Një 29 vjeçar nga fshati Labinot i Elbasanit është arrestuar në flagrancë pasi në s...
Aktualitet
23 Nëntor 2024, 14:21
M.B
Foto ilustruese
KORÇA- Temperaturat e ulëta kanë përfshirë qarkun e Korçës prej mbrëmjes të së d...
Aktualitet
23 Nëntor 2024, 14:12
M.B
Ndërtesa
PUKA- Pasi u dëmtua ditën e djeshme nga era e fortë dhe reshjet intensive të shiut, ka nisur sot rikonstruktimi i &c...
Aktualitet
23 Nëntor 2024, 13:44
M.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Një 21-vjeçar është arrestuar në Elbasan pas aksidentit me tre të plagosur ditën e djeshme. M...
Aktualitet
23 Nëntor 2024, 13:26
M.B
Protesta
TIRANA- Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, mesditën e 18 nëntorit në Tiranë, tronditi opinionin në Shqipëri. I...
Aktualitet
23 Nëntor 2024, 13:07
M.B
Foto ilustruese
KORÇA- Një i moshuar në Korçë është gjetur pa shënja jete. Ngjarja është re...
Aktualitet
23 Nëntor 2024, 12:45
M.B
Altin Dumani
TIRANA- Avokatët e të pandehurve të dosjes “Metamorfoza”, kanë reaguar pas intervistës së kreut...
Aktualitet
23 Nëntor 2024, 12:25
M.B
Policia
VLORA- Policia e Vlorës ka proceduar penalisht tre pronarë subjektesh pasi tegtonin lëndë piroteknike dhe fishekzjarre pa ...
Aktualitet
23 Nëntor 2024, 11:15
M.B
Deti
VLORA- Vlora vijon të jetë e përfshirë nga era e fortë. Bëhet me dije se shpejtësia e erës arrin deri n&e...