Aktualitet

Iu gjet 130 litra naftë e kontrabanduar në shtëpi, arresrohet 29-vjeçari në Elbasan

Policia njofton se nafta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

23 Nëntor 2024, 14:41 Nga M.B
Iu gjet 130 litra naftë e kontrabanduar në shtëpi, arresrohet
Foto ilustruese

ELBASAN- Një 29 vjeçar nga fshati Labinot i Elbasanit është arrestuar në flagrancë pasi në shtëpi iu gjet rreth 130 litra naftë, e dyshuar e kontrabanduar. Policia njofton se nafta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 29 vjeç, banues në fshatin Labinot, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën dhe sekuestruan rreth 130 litra naftë, të dyshuara të kontrabanduara.

elbasan

Sondazh

Poll